Republika Çeke, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme pandemike

Parlamenti çek votoi në favor të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme të vendit për shkak të pandemisë edhe me dy javë të tjera, deri më 11 prill.

“Kam shpresë se ky mund të jetë bllokimi i fundit”, tha Kryeministri Andrej Babis, ndërsa bëri thirrje për durim.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep qeverisë kompetenca shtesë dhe i mundëson asaj të pezullojë të drejtat themelore.

Banorët në Republikën Çeke aktualisht mund të largohen nga rrethi ku jetojnë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Situata në vend po përmirësohet gradualisht.

Aktualisht, ka më shumë se 500 raste për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatë ditore.

Vendi me 10,7 milionë banorë ka regjistruar më shumë se 1,5 milionë raste dhe 25 639 vdekje që nga fillimi i shpërthimit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *