Republika Sërpska refuzon kërkesën, nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Parlamenti i Republika Sërpskës në Bosnje e Hercegovinë e refuzoi kërkesën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Valentin Inzko, për të revokuar dekoratat për kriminelët e dënuar të luftës.
Ligjvënësit e Asamblesë Kombëtare votuan në mbështetje të konkluzioneve që refuzojnë kërkesën e Inzkos. Dy parti opozitare abstenuan nga votimi. Në reagimin e tij të parë, Inzko e quajti “frikacak” udhëheqësin nacionalist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, dhe tha se do ta njoftojë Bashkimin Evropian për vendimin e ligjvënësve. Në shkurt, Inzko i dërgoi një letër Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpskës, duke i kërkuar anulimin brenda tre muajsh të dekorimeve të lëshuara për njerëzit e dënuar për krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95.

Ata që u dekoruan, përfshijnë Radovan Karaxhiqin, Momçillo Krajishnikun dhe Bilana Pllavshiqin, veprimet e të cilëve “tronditën botën… dhe shkaktuan vuajtje të paimagjinueshme njerëzore”, shkroi Inzko. Dodik është anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës. Shumica qeverisëse në Parlament drejtohet nga Aleanca e tij e Social-Demokratëve të Pavarur, SNSD.

Më shumë se 100,000 njerëz u vranë në luftën në Bosnje, e cila përfundoi me një marrëveshje paqeje, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, në vitin 1995. Me këtë marrëveshje, Bosnja u nda në dy njësi: Federata Myslimane dhe Kroate dhe Republika Sërpska. Karaxhiq, Krajishnik dhe Pllavshiq u dënuan për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *