Republikanët bllokojnë emërimet e Biden

22:10 23/07/2021

Donald Lu mund ta pësojë nga “Nord Stream 2”

Tani që gazi rus do të rrjedhë lirshëm drejt Gjermanisë dhe Evropës, senatorët republikanë kanë vendosur që të hedhin një hap tjetër radikal, atë të bllokimit të rreth 60 emërimeve të reja të Presidentit Biden në postet pas drejtues në diplomacinë e Uashingtonit.

Senatori Ted Cruz tha se do të realizoje bllokimin e emrave të rinj në Departamentit të Shtetit në mënyrë që të plotësohen poste të rëndësishme diplomatike. Një nga viktimat e këtij akti mund të jetë edhe ish-amabasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i emëruar si ndihmës sekretar të shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, post ky vakant që nga Janari 2017, kur Nisha Desai Bisëal dha dorëheqjen në ditët e fundit të administratës Obama.

Në rrethanat aktuale, me largimin e trupave ushtarake te Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, një diplomat i lartë i konfirmuar zyrtarisht për rajonin do të ishte i dobishëm, por ka pak shpresë për lëvizje të shpejtë tek miratimi në Senat për të emëruarin e Presidentit Joe Biden, Donald Lu. Donald Lu është një emër mes 60 të emëruarve të Departamentit të Shtetit që pret të konfirmohet pas dëgjesës që do të ketë më 28 Korrik.

Senatori Cruz tha se pret që të heqë bllokadën sapo të vendosen sanksione ndaj “Nord Stream 2” sipas ligjit federal dhe jo të tolerohen diktatorë si Vladimir Putin. Sipas marrëveshjes, Uashingtoni ndërpreu përpjekjet për të bllokuar tubacionin “Nord Stream 2” ndërsa Gjermania, në këmbim, premtoi se do të investojë në infrastrukturën e teknologjisë së gjelbër në Ukrainë. Në këto rrethana kërkesa e Cruz për sanksione ndaj Berlinit nuk do të përmbushet. Cruz e konsideron marrëveshjen Merkel-Biden si një fitore gjeopolitike të Putin dhe një katastrofë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.

Republikanët e senatit duke mos u dhënë përparësi të emëruarve të Departamentit të Shtetit po i përdorin këto emra si levë për t’i vënë kushte administrates Biden.

Dy pozicione nënsekretar, më shumë se një duzinë poste ndihmës sekretarie dhe 29 ambasadorë janë në një fazë të procesit ndërmjet emërimit dhe konfirmimit të nevojshëm të Senatit përpara se zyrtarët të marrin vendet e tyre të punës. Këto përfshijnë jo vetëm Donald Lu, por edhe ndihmës sekretarët për çështjet evropiane dhe euroaziatike, çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit, çështjet e zbatimit të ligjit dhe inteligjencën amerikane. Mes emrave të propozuar si ambasadorë të rinj të bllokuar për konfirmim janë emërimet e Biden për në NATO, Gjermani, Indi, Turqi dhe Vietnam.

Disa emra ambasadorësh janë dëgjuar në Maj, por ende nuk po miratohen nga Senati. Në Departamentin e Shtetit funksionarët janë në cilësinë e ushtruesit të detyrës, dhe po i bëjnë ato pa autorizimin që jep konfirmimi i Senatit. Kjo situatë nëse vijon do të thotë që më pak staf të bëjë më shumë punë me më pak autoritet në një kohë kur administrata Biden po përpiqet që të vendosë diplomacinë përsëri në krye të angazhimit ndërkombëtar amerikan, veçanërisht në Azi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *