Republikanët bllokojnë projektligjin për ndihmën e Ukrainës

08:59 07/12/2023

Paketa prej 110 mld dollarësh përfshinte 61 mld dollarë për Kievin, si dhe fonde për Izraelin e ndihma për Gazën

Republikanët në senatin amerikan bllokuan miratimin e ndihmës për Ukrainën pasi nuk arritën të sigurojnë një kompromis për çështjen e kufirit SHBA-Meksikë. Paketa prej 110 miliardë dollarësh përfshinte 61 miliardë dollarë për Ukrainën, si dhe fonde për Izraelin dhe ndihma për Gazën.

Republikanët po këmbëngulin që çdo ndihmë për Ukrainën të lidhet me reformat gjithëpërfshirëse të emigracionit dhe azilit në SHBA. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se fondet amerikane për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti.

Senatorët votuan 51 pro dhe  49 kundër projektligjit që kërkonte të paktën 60 vota për të kaluar. Ky rezultat votimi ngjall pasiguri për të ardhmen e ndihmës për Ukrainën dhe i kthen ligjvënësit përsëri në tryezën e negociatave vetëm pak ditë para se Kongresi të nisë pushimet dimërore. Çdo senator republikan votoi kundër masës, së bashku me senatorin e pavarur Bernie Sanders, i cili më herët gjatë ditës kishte shprehur rezerva.

“Unë nuk besoj se duhet të japim mbi 10 miliardë dollarë që qeveria ekstremiste e djathtë e Netanyahu të vazhdojë qasjen e saj aktuale ushtarake,” tha Sanders, duke iu referuar ofensivës së përgjakshme të Izraelit. Sanders, i cili është një kritik prej kohësh i zotit Netanyahu u shpreh se fondi për Izraelin është e pamoralshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Një ditë më parë, presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte i gatshëm të bënte kompromise të rëndësishme për kufirin në mënyrë që të miratohej projektligji i ndihmës për Ukrainën.

Presidenti Joe Biden iu lut republikanëve ta miratonin pakon e re të ndihmës ushtarake. Ai paralajmëroi se një fitore e Rusisë do ta nxisë Moskën të sulmojë aleatët e NATO-s. Administrata Biden njoftoi 175 milion dollarë ndihmë të re sigurie për Ukrainën. Paketa përfshin municione, duke përfshirë raketa dhe predha artilerie, si dhe “pajisje për të mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare.”

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, Kongresi ka miratuar mbi 110 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, shumica e të cilave tashmë janë dërguar. Zyrtarët ukrainas kanë theksuar vazhdimisht se ata e shohin ndihmën e SHBA si jetike për mposhtur forcat ruse dhe për të rimarrë territorin e pushtuar.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts