Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje, raportohet për 42 viktima në Haiti

reshjet e dendura te shiut shkaktojne permbytje raportohet per 42 viktima ne haiti

Të paktën 42 persona kanë mbetur të vdekur në Haiti pash reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje gjatë fundjavës, thanë autoritetet e emergjencës të Haitit. Njëmbëdhjetë të tjerë raportohet se janë ende të zhdukur dhe mbi 13.000 janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre të dëmtuara nga vërshimet.

Qyteti i goditur më së rëndi është Leogane, në jug-perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, ky tre lumenj kanë dalë nga shtretërit. Në përgjithësi, gjysma e zonave në vendin e varfër të Karaibeve janë prekur nga këto vërshimet. Vendasja Phania Cange e humbi shtëpinë e saj, e cila u rrëmbye nga vërshimet. Ajo arriti ta shpëtojë njërin nga fëmijët e saj, por fëmija tjetër i saj, tre vjeç, vdiq nga përmbytjet.

“Rrezikova t’i humbisja dy fëmijët, por Zoti ma la tjetrin të varur për një pemë”, tha Cange.Kryetari i zonës së Leogane, Ernson Henry, tha se banorët e qytetit ishin “të dëshpëruar”. “Ata kanë humbur gjithçka. Ujërat ua kanë shkatërruar fushat, ua kanë shpërndarë kafshët shtëpiake”, tha ai për agjencinë e lajmeve, AFP.

Raportohet se numri i të vdekurve mund të rritet. Kryeministri Ariel Henry tha se qeveria e tij, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, po “merrte masa urgjente” për ta luftuar këtë katastrofë. Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) tha se do të fillonte t’i furnizonte të gjithë njerëzit e zhvendosur me racione të ushqimit të nxehtë. Infrastruktura e vendit është dëmtuar nga tërmetet e shumta të mëdha. Operacionet e shpëtimit vështirësohen nga problemet e vazhdueshme të Haitit me bandat kriminale, që kontrollojnë shumë zona të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts