
08:40 14/07/2022
Mbi 40 të zhdukur! Dëme të shumta materiale, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Permbytjet përfshinë shtetin e Virxhinias në Amerikë. Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë kanë shkaktuar më shumë se 40 të zhdukur dhe dëme të shumta materiale.
Mbi 100 shtëpi në zonë janë dëmtuar dhe shumë rrugë dhe ura janë shembur nga rrëshqitjet e baltës dhe vërshimi i ujit. Guvernatori shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Virxhinia jugperëndimore për të përshpejtuar ndihmën për fatkeqësitë në zonën e goditur nga përmbytjet.
Tv Klan