Reshjet e shiut/ Taulant Balla thirrje banorëve të zonës së Divjakës: Mund të rritet niveli i lumit Shkumbin, duhen larguar bagëtitë e mjetet bujqësore nga tokat









Gjatë ditëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ku këtë të hënë, disa zona janë përfshirë nga breshëri.

taulantballa

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u ka bërë thirrje qytetarëve të Librazhdit që të marrin masa për të siguruar bagëtitë apo mjetet bujqësore.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, prurjet dhe reshjet e shiut do jenë të larta gjatë ditëve në vijim duke sjellë rritje të nivelit të Shkumbinit.

Postimi i Taulant Ballës:

Papër. Elbasan. Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.