Respekt dhe pica, Inzagi ka shansin e karrierës/ Ja sekretet e trajnerit të Interit








Interi i ri i Simone Inzagit do nisë rrugën zyr tarisht në 22 gusht, por ndërkohe trajneri i ri i zikaltërve e ka nisur udhëtimin e tij në Milano, nga Apiano Xhentile, qendra stërvitore e Interit ku trajnerin e gjen duke punuar çdo orë të ditës. Kurioziteti rreth trajnerit që la qytetin e Romës pas më shumë se 10 vitesh është i shumtë, ndaj mediat italiane kanë zbuluar disa prej sekreteve të trajnerit.

ipiccy_image_(13)-kXwH--1081x611@Gazzetta-Web_1081x611

RRETHI I KUFIZUAR – Simone ka qenë gjithmonë njeri i kufizuar edhe gjatë jetës së tij si futbollist. E vetmja gjë që ka ndarë me publikun ka qenë marrëdhënia e tij me prezantuesen, Alesia Markuci, nga e cila ka lindur djali i tyre, Tomaso dhe lidhja që përfundoi në martesë me gruan e tij aktuale, Gaia Lukarelo, me të cilën ka fëmijët e tij Lorenco dhe Andrea.

Marrëdhënia më e njohur për gjithë publikun, por mbi të gjitha për tifozët e futbollit është ajo me vëllanë e tij, Filipo Inzagi, një nga sulmuesit më të mirë italianë, me të cilin Simone ndan një raport të shkëlqyer, duke konfirmuar rëndësinë e familjes për të. Udhëheqësi i ri i zikaltërve nuk gjendet në rrjete sociale dhe aq më pak në intervista që nuk kanë të bëjnë me punën.

PJATA E PREFERUAR – Edhe në pjatën e preferuar të teknikut do të gjejmë gjurmët e lidhjes së tij me familjen. Pica e skuqur më proshutë që i përgatiste gjyshja kur ishte fëmijë, vazhdon të jetë ushqimi i tij i preferuar edhe sot që është në moshën 45-vjeçare.

RESPEKTI – Kjo është një nga cilësitë që më së shumti e karakterizon ish-sulmuesin. Ish-shokët e tij të ekipit e dinë mirë sa rëndësi u kushton Inzagi raporteve, ku njeriu për të vjen para futbollistit. Si shembuj mjafton të merren Toti, De Rosi ose Lorenco Pelgrini, me të cilët ka pasur gjithmonë respekt reciprok, por jo miqësi.

Ka pasur vetëm një lojtar që ka arritur të futet në rrethin e miqve dhe qenë pikërisht Çiro Imobile, marrëdhënia me të cilin shkonte përtej asaj lojtar-trajner. Do të jetë kështu edhe në Milano, ku ka filluar komunikimin me lojtarët kryesorë të ekipit që pret t’i bashkohen në këtë aventurë, që do ta jetojë si gjithmonë me familjen përkrah dhe do të përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum mundësinë që i është ofruar.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *