Restaurohen muzetë në Jemen

22:10 09/06/2021

Nisma për të ruajtur historinë megjithëse lufta shkatërroi disa objekte

Një statujë prej bronzi e perëndisë së mbretërisë Saba e ndodhur në provincën jemenase Marib, ndodhet në një dhomë të errët dhe të blinduar të Muzeut Kombëtar Sanaa, vepër në gjysmën e parë të shekullit të gjashtë para Krishtit. Një fat që objekti i mbijetoi luftës së fundit në Jemen.

Muzeu Sanaa shpëtoi për mrekulli nga vitet e bombardimeve të Arabisë Saudite dhe Emirateve të  Bashkuara Arabe. Zonat përreth muzeut ishin shënjestër dhe kjo çoi në shkatërrimin e disa objekteve dhe në çarje të mureve të ndërtesës tha Ibrahim al-Hadi, drejtori i muzeut. Koleksionet e shpatave, pushkëve dhe helmetave arabe disa të zbukuruara me ar, janë paketuar në kuti. Dy luanë prej bronzi të mbretërisë pagane Qataban, të restauruara në Louvre në 2008, qëndrojnë në errësirë.

Muzetë e Jemenit, më të pasurit në gadishullin Arabik kujtojnë tashmë çmimin e pasojave që pati lufta mbi pasuritë kulturore. Në qytetin e shumë përfolur Taiz, natyra është njësuar me konfliktin duke lënë të shkatërruar ndërtesën historike të Muzeut Kombëtar.

Autoritet e  Jemenit së bashku me Fondin e Trashëgimisë Globale tashmë kanë filluar punën për restaurimin e një pjesë të ndërtesave. Por muzeu tashmë ka humbur rreth 70% të koleksionit të tij, edhe pse disa objekte të vjedhura janë gjetur në tregjet lokale.

Klan News

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *