Restoranti britanik në konkurrencë me Nusret

09:00 14/10/2021

Për biftekun me ar, e ofron në menu 500 Euro më pak

Një restorant mishi në Londër po krahasohet me Salt Bae-n e kuzhinierit Nusret Gokçe.  The Sun ben me dije se  kjo gjë po ndodh për shkak të çmimit te biftekut të mbuluar me ar, që në restorantin e Nusret është 500 Euro më shumë.

Reakless Steak and Lobster House në Portsmouth u ofron klientëve biftekun më trend në Instagram për 500 Euro më pak. Pronari Scott Matthews mendon se Salt Bae duhet të ketë një fitim të madh nga biftekët, edhe pse ato kanë shije të njëjtë me të vetën.

Sipas 35-vjeçarit shumë vende nuk do ta bëjnë këtë sepse kushton tre herë koston e mishit për ta lyer atë me ar.

Ne vendosim 20 deri në 25 gjethe në secilën. Për të, kjo do të jetë rreth 500 Euro fitim në secilin biftek. E di që Londra është pak më e shtrenjtë, por 500 Euro më shumë për një biftek? Është saktësisht e njëjta gjë këtu, ata përdorin të njëjtin lloj të nënprodukteve të mishit nga ku marrim tonat. Ne ndjekim gjithçka në trend dhe e vendosim direkt në menunë tonë”, është shprehur pronari i restorantit në Londër.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *