Retorika e përdorur nga Rama në Kuvend, Sandër Lleshaj: Parlamenti ka degraduar prej kohësh, është kthyer në arenë të përleshjeve fizike









Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama në dhe retorikën e përdorur prej tij ditën e sotme në Kuvend.

lleshaj-1-737x450

Lleshaj u shpreh në emisionin “Frontline” në News 24, se parlamenti është i degraduar dhe e ka shumë të vështirë të marrë veten.

Ai theksoi se parlamenti e ka humbur retorikën dhe është kthyer në një arenë të përleshjes fizike më shumë se mendore dhe politike.

“Jemi brenda absurdit. Ky parlament në mënyrën se si është kompozuar, është sikur aty të jenë të gjithë prokurorë e gjyqtarë bolshevikë që bëjnë akuza publike. Bëhen vetëm akuzë publike psh për pastrim parash në një projekt që ende nuk ka nisur të lëvizë paraja.

Mund të shprehësh dyshime jo të bësh akuzë. Këta janë edhe prokurorë edhe gjykatës publikë. Që nga 90 Parlamenti ynë, duke përjashtuar atë pak retorikë e fjalë të mençur në fillim, e ka humbur dhe nuk është më vendi as për të bërë retorike dhe as politikë. Është kthyer në një arenë të përleshjes fizike më shumë se mendore e politike.

Në këtë parlament është e pamundur të bëhet një diskutim politik, fizikisht e pamundur, 60 minuta retorikë. Bëhet luftë sa do flasim por nuk thuhet asgjë, jemi në nivelin e parapolitikës. ky parlament është i degraduar prej kohësh, e ka shumë të vështirë të marrë veten”, tha ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *