Reuters: BE nuk jep garanci për Ballkanin Perëndimor

12:57 29/09/2021

Franca, Holanda dhe Danimarka, skeptike për anëtarësimin e rajonit

Bashkimi Europian nuk jep më garanci për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Dyshimet hidhen nga agjencia e lajmeve Reuters, që në një artikull të saj thotë se disa vende europiane nuk e mbështesin projekt-deklaratën që do të lexohet në samitin e 6 Tetorit në Slloveni mes BE-së dhe vendeve të rajonit, ku përsëritet zotimi i 18 viteve më parë për një perspektivë të qartë europiane për Ballkanin Perëndimor.

Reuters ka parë projekt-deklaratën që mban datën 11 shtator, por burime diplomatike thanë për këtë agjenci se përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë dështuar në miratimin e saj në të paktën 2 raunde bisedimesh. Qëndrimin haptazi ‘kundër’ e kanë shprehur vende të pasura si Danimarka, Franca dhe Holanda.

Këto vende pretendojnë se ritmet jo të kënaqshme të zhvillimit mund të përsërisin skenarin e anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007, që çoi në dyndjen e emigrantëve nga këto vende drejt Britanisë së Madhe e për pasojë daljen e këtij vendi nga unioni. Reuters shkruan po ashtu se ky mospajtim përkon edhe me shpërthimin e tensioneve në kufirin Kosovë-Serbi. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të nisjes së negociatave të anëtarësimit, teksa Bullgaria ka vënë kritere strikte për Shkupin.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *