“Reuters”: Kosova zgjodhi si Presidente një profesoreshë të arsimuar në SHBA

“Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë juridike dhe kandidate të partisë qeverisëse Vetëvendosje, një 38-vjeçare të arsimuar në SHBA, si presidenten e re të vendit, pas zgjedhjeve në muajin shkurt”, shkruan “Reuters”.

Vjosa Osmani mori detyrën e presidentit së përkohshëm të Kosovës nëntorin e kaluar, kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen për t’u përballë me gjyqin e tij për krime lufte në Holandë.

Mandati fillestar i Osmanit skadoi kur qeveria e re e Kryeministrit Albin Kurti, kreut të Vetëvendosjes, mori përsipër zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dielën Kuvendi me 120 vende, votoi pro emërimit të Osmanit presidente me 71 vota. Partitë e opozitës dhe mbikëqyrësit e shoqërisë civile kanë kritikuar emërimin e saj, duke thënë se të kesh një president, kryeministër dhe kryetar të parlamentit të gjithë nga e njëjta parti nuk është e mirëpritur në një vend me një demokraci të brishtë.

Osmani përfaqëson të rinjët nga Kosova, të njohur me jetën në Perëndim dhe të irrituar me nepotizmin dhe joefektivitetin e partive tradicionale të vendit.

Në një fjalim, Osmani bëri thirrje për një dialog që synon normalizimin e lidhjeve me Serbinë, por tha se Beogradi së pari duhet të kërkojë falje dhe të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës të kryera gjatë luftës 1998-99 që çuan përfundimisht në pavarësimin e Kosovës në 2008.

“Paqja do të arrihej vetëm kur shohim pendim dhe falje nga Serbia dhe kur shohim drejtësi për ata që kanë vuajtur nga krimet e tyre,” tha Osmani.

Deri në shtatorin e kaluar Osmani ishte një zyrtare e lartë në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilën e la për t’i bashkuar forcat me Kurtin. Ajo nuk është anëtare e Vetëvendosje, por ajo kandidoi në listën e tyre në zgjedhjet e shkurtit.

Ajo është e martuar dhe ka dy vajza.

Ish Presidenti Thaçi është aktualisht në Hagë në pritje të gjyqit para gjykatës së krimeve të luftës në Kosovë me qendër në Holandë. Ai ka mohuar akuzat kundër tij.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *