Reuters: Putin e mbajti larg Macronin për shkak të Covid-19

10:45 11/02/2022

Takimi i presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë ishte një ndër lajmet kryesore për shkak të diskutimit tejet të rëndësishëm për shmangien e luftës në Ukrainë. Megjithatë, në rrjetet sociale ky takim u bë viral.

Tavolina me madhësi të madhe e Kremlinit, ku dy presidentët shihen në largësi prej 4 metrash nga njëri-tjetri bëri që disa ekspertë të dilnin në përfundimin se Putin dëshironte të dërgonte një mesazh diplomatik.

Por disa burime i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Macronit i ishte thënë të bënte një zgjedhje: ose të pranonte një test PCR të bërë nga autoritetet ruse dhe të afrohej me Putinin, ose të respektonte distancën sociale. Macron nuk ka pranuar një të bënte një test PCR nga autoritet ruse për shkak të shqetësimeve për sigurinë e liderit francez.

Por të enjten, tre ditë pasi Macron dhe Putin patën takimin e tyre në distancë të rreptë sociale, udhëheqësi rus priti presidentin e Kazakistaninit Kassym-Jomart Tokayev. Të dy krerët e shteteve shtrënguan duart dhe u ulën afër njëri-tjetrit, të ndarë vetëm nga një tavolinë e vogël.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.