Kosova dhe Shqipëria janë mes vendeve me të cilat administrate amerikane e Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta për strehimin e afganëve të lidhur me SHBA-të, derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane.
Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve “Reuters” që raporton se administrata e presidentit amerikan ka zhvilluar bisedime me më shumë vende nga sa ishte bërë publike. “Reuters” citon si burim të lajmit katër zyrtarë amerikanë.
Qëllimi i Uashingtonit është mbrojtja e afganëve që kanë lidhje me SHBA-të nga hakmarrjet e mundshme talebane, ndërkohë që përfundojnë pajisjen e tyre me viza amerikane.
Ndërkohë që talebanët po përparojnë frikshëm drejt marrjes nën kontroll të Afganistanit, SHBA-të njoftuan sot se do të dërgojnë 1.000 punonjës në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat Speciale të Imigrimit (SIV).
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al