
23:05 19/08/2021
Thonë se nuk është detyra e tyre të kontrollojnë pasaportat e vaksinimit të klientëve
Një pronar kafeneje në një zonë rurale të Francës perëndimore refuzoi të kontrollojë klientët e tij nëse ata mbajnë një pasaportë shëndetësore COVID-19 ose jo. Rebelimi i Denis Coursol kundër legjislacionit rrezikon mbylljen e përkohshme të biznesit të tij dhe madje rrezikon edhe burgun.
62-vjeçari shprehet se nuk është kundër vaksinës pasi ai dhe dy punonjësit e tij janë vaksinuar tashmë. Por ai është i bindur se nuk është puna e tij të kontrollojë klientët.
“Ne nuk jemi të autorizuar, nuk jemi policë për të kontrolluar nëse klientët tanë kanë pasaportë shëndetësore apo jo. Nuk është një akt politik apo ideologjik është thjesht një çështje etike për ne, mënyra se si punojmë në një kafene”.
Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron ka vendosur rregullat më të rrepta të pasaportës shëndetësore në Evropë e cila mundëson qasjen në disa aktivitete publike. Shumë restorante dhe kafene janë ankuar për këto rregulla pasi ata nuk duhet të detyrohen të diskriminojnë ata që nuk janë të vaksinuar
Pasaporta shëndetësore ka shkaktuar protesta të shumta në Francë, me qytetarët që kanë kundërshtuar nismën, por qeveria thotë se ata janë një pakicë zhurmuese.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al