Revolucion te Barcelona/ Haland ëndrra e madhe, ja formacioni i Laportës

Barcelona nuk ka kohë për të parë gabimet e së shkuarës, por tani duhet të mendojë për projektet e së ardhmes. Presidenti i ri, Joan Laporta, dhe njerëzit e besuar të tij duhet të nisin punën për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe konkurruese.

Laporta5

Gjatë kësaj kohe, numri një i katalanasve ka dërguar disa mesazhe të qarta optimizmi për tifozët, por edhe për vetë skuadrën. Laporta dëshiron që t’i ofrojë Leo Mesit një projekt sportiv fitues dhe drejtuesit kanë filluar të mendojnë disa emra interesantë, por gjithashtu edhe largime në verë.

PORTA – Me kontratën deri në vitin 2025, portieri Mark Andre Ter Shtegen është i duhuri për Barcelonën. Me Neton si zëvendësues, ky repart nuk ka probleme te katalanasit.

MBROJTJA – Nga e majta në të djathtë. Dest erdhi në merkaton e verës dhe nga ai pritet shumë. Pike do të vazhdojë të jetë një element i rëndësishëm në themelet e kësaj skuadre dhe do të ketë si partner në qendër Arauhon ose Erik Garsian. Ky i fundit do të jetë transferimi i parë i Barcelonës, i cili ka dalë pikërisht nga akademia katalanase. Mbrojtja nuk ka pasur shumë stabilitet me Lengle, Umtiti apo Mingezën, prandaj duhen emra më të rëndësishëm. Në të majtë është Alba, i cili e ka kontratën deri në vitin 2024. Pa harruar David Alabën, që përflitet se ka marrëveshje me Barcelonën.

MESFUSHA – Në këtë repart priten disa ndryshime. De Jong do të jetë lideri për të ardhmen, por është folur gjithashtu edhe për një afrim të mesfushorit Vajnaldum. Kjo do të thotë se Serxho Buskets pak nga pak duhet të lirojë vendin. Nga krahët Fati dhe Dembele do të ishin siguri, ndërsa të tjerët si Pedri apo Riki Puxh do të prisnin momentin e tyre.

SULMI – Joan Laporta mendon se Lionel Mesi është lojtari kryesor, rreth të cilit do të krijohet projekti i ri. Por Leo ka nevojë për shokë në skuadër. Objektivi i madh është Erling Haland, edhe pse për momentin duket shumë i vështirë. Më të besueshëm janë Serxho Aguero dhe Memfis Depaj.

Formacioni i mundshem

Në stol do të ishin lojtarët që aktualisht bëjnë pjesë në skuadër, si Neto, Grizman, Buskets, Trinkao, Puxh, Ilaiks, Pjaniç, Breithueit, Umtiti, Xhunior, Kutinjo, Mingeza dhe Serxhi Roberto. Sigurisht që duke parë krizën ekonomike, ndonjëri prej tyre mund të largohet nëse ka oferta.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *