Revolucioni/ S’ka më grupe, Kategoria e Parë me 16 skuadra. Luhen vetëm 2 faza, ja sa ekipe ngjiten dhe bien






Vazhdon “revolucioni” në Kategorinë e Parë. Nëse sezoni i fundit u mbyll me ndarje grupesh, minigrupesh dhe tri faza, tani nuk do të ketë më Veri-Jug dhe as “play off” e “play out”. Zyrtarisht do të jetë një kampionat i vetëm, me 16 skuadra dhe dy faza, pra skuadrat do të ndeshen vetëm dy herë me njëra-tjetrën.

korabi burreli

Edhe pse numri i pjesëmarrëseve mbetet i njëjtë nga 2020-2021, një gjë është e sigurt: Lufta për të diskutuar ngjitjen dhe rënien do të jetë shumë herë më e ashpër. Skema është përcaktuar qartë që prej korrikut të 2019- ës, kur Komiteti Ekzekutiv miratoi ndryshimin dhe sektori i garave hartoi strukturën. Plani i FSHF-së është që deri në sezonin 2022-2023, të reduktohet në 14 ekipe.

STRUKTURA – Nga Kategoria e Parë në Kategorinë Superiore do të ngjiten vetëm ekipet që renditen në vendin e parë dhe të dytë. Skuadra që përfundon kampionatin e 3- ta, do të ketë të drejtën që të luajë një ndeshje shtesë për të tentuar ngjitjen me të 8-ën e elitës. Nga Kategoria e Parë në të Dytën zbresin direkt 4 skuadra, konkretisht vendet: 13, 14, 15 dhe 16. Sakaq, skuadrat që e mbyllin renditjen në pozicionin e 11-të dhe 12-të do të bëjnë ndeshje “play out” me vendet e dyta të Kategorisë së Dytë.

SHPENZIMET – Shpesh klubet ankoheshin me ndarjen e grupeve, pasi ndiheshin të penalizuara. Megjithatë, tashmë do t’u duhet që t’i bëjnë llogaritë me rritjen e shpenzimeve. Skuadrat që do të nisin me pretendime madhore, do t’u duhet të shtojnë buxhetin. Jo vetëm për të bërë një merkato cilësore, por edhe për kostot e rrugëtimit dhe grumbullimit. Nëse deri më tani skuadrave u është dashur që të lëvizin në një perimetër të caktuar, tani do t’u duhet që të shkojnë në cepin tjetër të Shqipërisë për të luajtur një ndeshje. Kjo do t’i detyronte që të akomodoheshin në hotel që një natë para takimit për të shmangur lodhjen, ndonëse kjo përkthehet me miliona shpenzime.

sez

ADELA MERKO-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *