“Rexhep Meta me mësonte rrugën drejt njeriut, sot e nderon i biri”/ Presidenti nderon personalitete të Fierit, batuta me shkrimtarin



U mbajt sot në Parkun Kombëtar “Apolonia” ceremonia e vlerësimit të disa prej personaliteteve më të shquara të Fierit. 

Presidenti Ilir Meta u akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” aktorëve Arqile Lipes, Todi Llupit, Astrit Hasanit si dhe shkrimtarit Petraq Kote.

Në fjalën e falënderimit Kote u shpreh se: “Në vitin 1974 z. Rexhep Meta me mësonte rrugën drejt njeriut, sot shkëlqesia e tij biri, e nderon këtë njeri. Faleminderit z. President!”.

“Ke qenë Skënderbegas? Shkolla Skënderbej ka nxjerrë nga të gjitha fushat”, tha presidenti Meta duke iu drejtuar shkrimtarit.

Më herët në fjalën e mbajtur presidenti Ilir Meta u shpreh se: “Në vitet 80, i madh e vogël mësoi përmendësh fjalët e parodisë “Do martojmë Malon”, e cila u solli hare gjithë shqiptarëve të asaj kohe, të cilët argëtimin e vetëm e gjenin te artistët dhe humoristët shqiptar dhe sidmos te sofra e Myzeqesë”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *