Rezoluta antikorrupsion e PS, reagon ambasada e SHBA: Propozim premtues! Presim rezultate nga një proces transparent dhe bashkëpunues

rezoluta antikorrupsion e ps reagon ambasada e shba propozim premtues presim rezultate nga nje proces transparent dhe bashkepunues































Ambasada e SHBA, me anë të një deklarate për mediat ka reaguar për rezolutën e propozuat nga PS, për të luftuar korrupsionin.

ambasada-shba-tirane

Në reagimin e tyre, Ambasada shprehet se përgëzojnë përpjekjet për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike

“Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”, shprehen ata ndër të tjera.

Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts