Rezoluta e PE-së për hetimin e sulmit në veri të Kosovës, Berisha: T’i ndalohet Ramës ndërhyrja në punët e brendshme të Prishtinës

rezoluta e pe se per hetimin e sulmit ne veri te kosoves berisha ti ndalohet rames nderhyrja ne punet e brendshme te prishtines
rezoluta e pe se per hetimin e sulmit ne veri te kosoves berisha ti ndalohet rames nderhyrja ne punet e brendshme te prishtines

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot rezolutën e miratuar pak ditë më parë në Parlamentin Europian ku kërkohet hetim dhe nxjerr të përgjegjësive për ngjarjet në veri të Kosovës. 

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se në të njëjtën kohë duhet të kërkohet edhe që kryeministri Rama të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Kosovës, pasi sipas tij, vetëm sa e vështirëson marrëveshjen me Serbinë. 

Deklarata e Berishës

Jam këtu për të përshëndetur në emër të PD, rezolutën e Parlamentit Evropian kushtuar Kosovës, në të cilën, në çdo paragraf, del e qartë përgjegjësia e plotë e Serbisë në të gjitha zhvillimet konfliktuale në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, në përpjekjet e saj konstante për destabilizimin e Kosovës, në qëndrimet e saj, të cilat fund e krye orientohen drejt mbajtjes së shtetit serb në Kosovë.

Mbështes plotësisht këtë rezolutë dhe e konsideroj një dokument jashtëzakonisht të rëndësishëm, zbatimi i kërkesave të të cilit, vërtet hap rrugën për normalizim apo ecje drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Rezoluta me qartësi të kristaltë, kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me grupin terrorist të armatosur, të stërvitur në territorin e saj, dhe të dërguar në Kosovë.

Akt ky që u parapri nga një seri aktesh të tjera dhune, të nxitur nga falanga serbe, bojkote të udhëhequra nga Lista Serbe, një parti terroriste e inkriminuar në të gjitha segmentet e saj. Do më falni, por tmerrësisht simotër me partinë e Vuçiçit dhe partinë e Edi Ramës. Sepse asnjë normë demokratike ajo nuk lejoi.

Udhëhiqet nga ekstremistë dhe terroristë si Radoiçiç, mban lidhje të tmerrshme me bandat dhe krimin njësoj si partia e Vuçiçit dhe partia e Edi Ramës.

PD do të angazhohet të punojë ngushtë me Parlamentin Europian dhe asamble të tjera parlamentare, do të jetë dënimi i qëndrimeve destabilizuese të Ramës në mbështetje të politikave detabilizuese të Vuçiç dhe ndërhyrjet flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Këto ndërhyrje janë një akt tmerrësisht negativ dhe me pasoja të rënda për situatën në rajon. Përpjekjet e tij qëkur ka ardhur në pushtet për të diktuar për llogari të Vuçiç se kush duhet të qeverisë në Kosovë, me qëllimin e vetëm zbatimin e planeve të përbashkëta për ndarjen e Kosovës, janë çështje shqetësuese për PD-në dhe komunitetin ndërkombëtar. Shqipëria nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Të gjitha ndërhyrjet e Ramës kanë ndihmuar direkt padronin e tij sepse me këto ndërhyrje ai është përpjekur të çlirojë Vuçiçin, Sllobodanin e ri nga vlerësimet reale që ekzistojnë për të dhe për ta paraqitur si një paqebërës, ndërkohë që ai është një Sllobodan me çizme. 

Në mbështetje të kësaj rezolute do të bëjmë çdo përpjekje që Ramës ti vihet kufiri te thana, të ndalohen ndërhyrjet e tij në punët e brendshme të Kosovës. Këto ndërhyrje, jo vetëm që nuk e ndihmojnë marrëveshjen, por e vështirësojnë atë në shkallë maksimale. Ka nevojë ndërkombëtare për ngjarjet në veri të Kosovës, për implikime direkte të Vuçiç, por nuk përjashtohen aspak edhe implikime të tjera. 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts