Rezultatet në anën e trajnerit, Pioli: Të lodhur, por gati! Milanin e presin tre finale në 8 ditë








Milani ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Serinë A të luajtura në “San Siro”, ndërkohë Stefano Pioli është trajneri i parë i Milanit që ka arritur pesë fitore radhazi në shtëpi në kampionat që nga koha kur ekipi drejtohej nga Klarenc Sedorf (në vitin 2014). Kjo është vetëm një tregues i asaj që po bën 55-vjeçari, i cili ka dhënë dje një intervistë ekskluzive për televizionin e klubit.

Pioli

Si ndiheni pas një ndeshjeje aq të lodhshme si ajo me Torinon?

E dinim që nuk do të ishte e lehtë dhe e prisnim të kishim probleme. Në pjesën e parë mundëm të kontrollonim disi situatën, ndërsa në të dytën pësuam rënie. Rëndësi ka rezultati dhe fitoret ndihmojnë për renditje dhe rikuperimin më të shpejtë të energjive. Unë jam i lumtur për mënyrën se si djemtë luajtën.

Reagim ndaj Veronës, forcë me Bolonjën dhe cinizëm të martën. Mos janë shumë ulje-ngritje?

E kam të vështirë t’i shoh në këtë prizëm. Rëniet e përqendrimit apo dhe ato energjike janë të pranueshme kur luhet kaq shpesh. Me Torinon fituam pa pësuar dhe kur nuk pëson, ndeshjet fitohen më lehtë. Për këtë ka rëndësi edhe puna e sulmuesve për të cilët jam veçanërisht krenar.

E keni fjalën për Leaon dhe Zhirunë?

Jo vetëm për ata, pasi edhe Salmakersi sakrifikoi shumë. Kishim përgatitur një plan rezervë për duelet një kundër një, ndaj në ndeshje e sipër u detyrova t’u kërkoja Leaos dhe Aleksit që të luanin më pranë Zhirusë. Kështu i krijova më shumë hapësirë mesfushës së Torinos e cila u hap, pavarësisht se ne nuk e shfrytëzuam dot këtë aspekt.

Çfarë momenti është ky për skuadrën tuaj?

E tregon fakti që rinisëm menjëherë stërvitjet në kuadër të ndeshjes me Romën. Djemtë kanë dëshirë dhe kjo vlen shumë. Pjesa më e madhe e grupit shkon në kombëtare e kur kthehen, unë u kërkoj maksimumin. Shpresoj të kem mundësi të ndihmoj ndonjërin të pushojë pak, por nuk ka për të qenë e lehtë.

Dikur thoshin që “San Siro” do të ishte problem. A është?

Jemi më të pjekur dhe i lexojmë më mirë momentet e ndeshjeve. Pastaj, edhe tifozët po na japin një ndihmë të madhe. Rezultatet tona duhet t’i ndajmë me ta sepse vërtet po na ndihmojnë shumë.

Sa po ju ndihmon organika e zgjeruar?

Kemi tri ndeshje të mëdha javën e ardhshme. Klubi dhe sektori teknik kanë qenë shumë të aftë për të ndërtuar një organikë kaq të kompletuar. Më vjen keq që nuk arrita ta bëja Leaon të merrte frymë sepse po shpenzon shumë. Shpresoj që Rebiç të kthehet së shpejti, teksa Diazi nisi të stërvitet me grupin. Duhet të vazhdojmë të kemi këtë shpirt dhe këtë bujari në fushë.

Si po shkojnë bisedimet për rinovimin?

Ndihem aq mirë te Milani, saqë mund të bisedoj me shumë qetësi për kontratën. Do të kemi kohë dhe jam optimist.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *