“Rezultati i dobët në zgjedhje për shkak të përçarjes”, Zogaj tregon dy mënyrat se si mund të bashkohet PD

Analisti Preç Zogaj thotë se rezultati i dobët i opozitës në zgjedhje erdhi si rezultat i përçarjes së PD.

Zogaj tha në emisionin “Opinion”, se zgjidhja brenda PD mund të vijë duke u tërhequr Berisha apo duke institucionalizuar opozitën, për të riorganizuar tërësisht PD.

“Rreth 200 e ca mijë demokrat nuk kanë shkuar në zgjedhje për shkak të përçarjes së PD dhe nuk ndjekin një alternativ që t’i kundërvihet perëndimit. Berisha dhe Alibeaj kanë dalë në zgjedhjeve veç e veç, pavarësisht kërkesës së Alibeajt për kandidat të përbashkët. Dhe ky propozim nuk u pranua nga asnjë që rrethon Sali Berishën. Dy janë zgjidhjet, humbi i madh të tërhiqet dhe i hap rrugën riorganizimi të PD dhe bashkimit të saj të një kongresi gjithëpërfshirës me një statut të ri. E dyta, institucionalizimi i opozitës, duke ruajtur vijën ndarëse, rithemelimi dhe PD zyrtare dhe që ka marrë 105 mijë vota në kushte shumë të vështira dhe pabarazi ekstreme dhe e sabotuar nga jashtë e nga brenda. Ka një elektorat që mos të votojnë Sali Berishën. Zgjidhja e më e mir është institucionalizimi i opozitës është që secila të kërkoj të rritet dhe të rindërtojë të gjithë partinë”,tha Zogaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts