
Shkodra ka ndezur debatet në studion e “Open” në “News24”. Analisti Fatos Lubonja, ka akuzuar Partinë Socialiste se ka intimiduar qytetarët dhe ka blerë votat.
Nga ana e tij Ervin Bushati ka kundërshtuar, analistin Lubonja duke thënë se nuk është e vërtetë dhe se sipas tij ishin qytetarët ata që vendosën të votojnë njerëzit që punojnë.
Pjesë nga biseda në studio:
Ervin Bushati: Qytetarët kanë vendosur që janë mirë me këtë qeveri
Fatos Lubonja: Keni arritur si shoku Enver
Ervin Bushati: Si shoku Enver keni Saliun, qartësisht shqiptarët mendojnë ndryshe nga Lubonja.
Julian Zyla: Votimin e bëjnë ata që janë këtu
Lubonja: Kanë mbetur vetëm ata që fitojnë këtu në administratë.
Arion Sulo: Janë intimiduar të mos dalin në votime
Julian Zyla: Po në Kavajë nuk kanë fituar këto mekanizma. Aty ku fiton PS ka parregullsi, aty ku fiton PD qenka zgjedhje perfekte.
Arion Sulo: Çfarë ka bërë Rakip Suli në Kamëz ?
Julian Zyla: Atë e dinë qytetarët.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al