Rezultati në zgjedhjet e 25 prillit/ Luljeta Bozo flet për planin që ka për pensionistët dhe komenton deklaratat e Presidentit Meta: Kur e jep fjalën…



luljeta-bozo3-768x397

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo do të jetë deputete e PS në Parlamentin e ardhshëm. Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ajo tha se nuk e priste që të merrte 5.435 vota.

Inxhinierja nënvizoi se ka dëshirë që edhe pensionistët të përfshihen në sektorë të ndryshëm, ku kanë potencial për të ndihmuar dhe të ndihen të dobishëm. Gjithashtu shtoi, se do të ngre zërin në Parlament për ta, sa i përket, rritjes së pensioneve.

E prisnit rezultatin?

Luljeta Bozo: Nuk prisja, isha kandidate pa zonë, mua më votonte i gjithë Qarku i Tiranës. Mua më votonte një qytetarë nga Kavaja, e deri në Paskuqan e Kamëz. Këtu kishte një paqartësi, sepse janë mësuar se do të kishe një zonë. Ishte herë e parë që nëse në çdo votim, sepse janë bërë shumë pas ’90-ës këtë herë votohej për kandidatin, kjo është e mirë. Elektorati nuk e dinte se kush ishin kandidatët.

KQZ duhet të vijonte më shpejt dhe të bombardonte cilat do të ishin votat e vlefshme, ato tre raste të fiksoheshin, do të kishte vota më të vlefshme. Më thoshin ku e ke zyrën, i thoja e kam në rrugë.

Takimet i bëj gjatë gjithë ditës, sepse takoj shumë. Njerëzit përveç që ishin shumë të gëzuar që kisha pranuar, më qanin hallin e tyre. Ata thoshin problemet e tyre. Nga tërmeti më njohu e gjithë Shqipëria, por problemet që shfaqen janë nga më të ndryshmet, për brezin e tretë është problem pensionet, ajo duhet zgjidhur se s’bën, është problemi që të rinjtë të mos na ikin jashtë.

Ne kemi mundësi ti mbajmë këtu, duhet bërë një propagandë e tillë, jashtë s’është fushë me lule, i mungon klima dhe ambienti që je këtu, toka që të ushqen rrënjët dhe lulëzon.

Po me pensionet çfarë problemesh kishte?

Luljeta Bozo: Janë disa pensione që janë tepër të ulëta, ne i mbajmë lidhjet familjare dhe s’ka fëmijë të lë prindërit për bukën e gojës. Me aq sa marrin një pjesë të pensionistëve, nuk ia dalin. Rimbursimi i ilaçeve është gjë tjetër, duhet cilësi e fortë për ilaçet që futen. Me pensionistët duhet bërë që të kenë mundësi, sepse ka disa prej tyre që kanë qenë profesionistë dhe këtë gjë duhet ta transmetojnë.

Shteti ndoshta s’i paguan, por unë kam dëshirë që ata që kanë bagazh, duhet të kontribuojnë për të mirën e vendit. Në lëmin e profesionit të ndryshme, profesioni i ndërtimit është kryesori.

Këtë eksperiencë ata duhet ta transmetojnë, sepse ata do të ndihen të dobishëm dhe mund të paguhen me një shifër të vogël nga shteti. Janë idera, që i kam në mendjen time dhe kur mendoj që do të ngre një problem në Parlament, sepse kështu thotë Luljeta, jo, por sepse janë probleme të shoqërisë.

Unë zhvillova disa emisione, aty më njohën, ne kaq jemi në Shqipëri, po të gërmosh ne dalim të njohur, kushërinj ose krushq. Daljet e mia gjatë kohës së tërmetit, që qetësova njerëzit, më pas takimet gjatë këtyre, më pas edhe rrjeti im shoqëror. Kam nxjerrë rreth 4 mijë 5 mijë inxhinierë, e ruajnë dashurinë për mua. Por edhe fis i madh. Kanë ndikuar të gjitha.

Problemet për komunizmin, ju ndikoi në vota. Patët probleme?

Lujeta Bozo: Nuk pata probleme, është e vërtetë që nuk mohohet, arritjet që u bënë atë kohë nuk mohohen, janë arritje e të gjithë popullit. S’bëhem pishman që i kam thënë, sepse janë fakte. Unë s’kam rrjete sociale, por në shtyp i lexova dhe dhashë përgjigje koncize të shkurtër, sepse nuk doja të futesha në debat. Besoj që ajo s’më ka ndikuar me vota.

Kishte një lajm që fliste për shëndetin tuaj, keni pasur probleme?

Luljeta Bozo: Unë s’kam pasur probleme, e bëra direkt përgënjeshtrimin që jam shëndoshë e mirë.

Pse dolën këto lajme?

Luljeta Bozo: Asnjë gjë s’del kot. Është mosha, atë kanë kapur vetëm, sepse s’kanë ç’të gjenë tjetër. Mosha iku sepse s’doli gjë, thanë hajde të nxjerrim që është sëmurë. Sepse më kishin bërë që jam sëmurë me zemrën, me tension të lartë. Më xhiroi djali dhe e çuam gjithë andej.

Ju vjen keq që emra të njohur të PS mbetën jashtë?

Luljeta Bozo: Do të jetë herë e parë që do të shkoj në Parlament, ata që bëjnë listën, kanë pasur një qëllim, diçka që të fusin një element të ri, që ka nevojë se s’bën. Ata futën në listën e parë dy rastet që janë zënë.

Emrat e tjerë që janë futur janë shumë energjikë, të tërë nuk mund të jenë në Parlament, por kontributin mund ta japësh. Parlamenti ka një detyrë të shenjtë që është Kuvendi.

Ka qenë dikur Kuvendi i pleqve, do njerëz të mençur që kanë idera, mundësia, që të hartojnë rregulla që rregullojnë sferat e jetës tonë. Ky është funksioni i Parlamentit. Ai që është poshtë kësaj vizës janë tepër të mirë, por nëse ai që është poshtë ka punuar mirë, do të thyente herësin.

I keni dëgjuar akuzat për manipulime, që do të dërgohen në SPAK. Cili është komenti juaj?

Luljeta Bozo: Unë mendoj që në këtë rast të këtyre zgjedhjeve, kishte shumë pak mundësi për manipulim. Sepse listat u shpallën një muaj e pak para zgjedhjeve. Nuk shkonte Luljeta të shkonte nëse nuk ishin kartat e ID, sepse regjistrohej. Ishte e pamundur. Akuzat të vërtetohet, nëse kanë fakte, të dënohen përgjegjësit sipas ligjeve që kanë. Nëse ne mbaruam numërimin në X qendër, e mbasi u numëruan të gjitha votat dhe u bë procesverbali dhe komisionerët kanë firmosur, ku është manipulimi këtu? Këtë s’e kuptoj. Janë të gjitha të skanuara, të filmuara.

Ata thonë janë gjetur mënyra të tjera?

Luljeta Bozo: T’i faktojnë, nuk ka manipulim, sepse ishte diferencë e madhe votash. Populli ka ditur të gjykojë dhe të bëjë balancë si kanë punuar palët. Çfarë janë premtuar. Njerëzit janë të mençur dhe ata që ishin të sajuara dhe shoqëruan me humbje jete ku vranë doktorin, i prishën punë opozitës. Njerëzit e bënë këtë dhe duhet ta zbulojë drejtësia. Njerëzit duan paqe, qetësi dhe punë.

E prisni dorëheqjen e presidentit Ilir Meta?

Luljeta Bozo: Nuk m’u duk shumë e besueshme kur e tha, emocioni, acarimi. Nëse e thua një fjalë duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur e jep fjalën.

Presidenti tha që do e jap dorëheqjen më 24 korrik në 2022?

Luljeta Bozo: Unë s’jam marrë fare me politikën, Parlamenti i ri mblidhet në shtator, deri në shtator, nuk e di si funksionon. Unë s’jap dot opinion sepse s’kam shumë njohuri në këtë fushë./BW

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *