
Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në Korçë. Pas këqyrjes paraprake të trupit rezulton që i moshuari të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale pasi nuk ka shenja në trup.
Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë mbrëmë nga familjarët ndërsa kanë dëshmuar gjithashtu se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
BalkanWeb mëson se viktima është identifikuar shtetasi Bajram Dervishi.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 10:00, në fshatin Plasë, në rrugë, është gjetur i pajetë, pa shenje dhune në trup, shtetasi B. D., 63 vjeç, banues në fshatin Plasë.
Për këtë shtetas, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Maliq, vëllai i tij, i cili ka deklaruar se 63-vjeçari ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme dhe sipas deklarimit të tij, B. D. vuante nga probleme të shëndetit mendor.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al