
Në vijim të operacioneve të riatdhesimit nga kampi i Al-Hol në Siri, ditën e nesërme pritet të mbërrijnë në vendin tonë 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë.
Këtë e ka njoftuar kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në kryeqytetin e Libanit, Beirut i cili do të presë riatdhesimin e shqiptarëve.
Ai shkruan se ky është një operacion i gjatë e i ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim.
“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim” – shkruan Rama në Facebook.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur dhe një gazetar i NBC News i cili ka postuar disa foto në rrjetin social Twitter foton e 5 grave dhe tre fëmijëve të cilët do të riatdhesohen nga kampi Roj në vendin tonë.
Operacionet e riatdhesimit nga kampet famëkeqe të Sirisë ka filluar në fund të vitit 2020. Gjysmëhëna e Kuqe siriane njoftoi asokohe se riatdhesimi i shtetasve shqiptarë ka nisur pas kërkesës së bërë nga vendi ynë.
Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar u riatdhesuan mbi 50 gra e fëmijë. Mes tyre familja e Endri Dumanit.
Lexoni edhe: Detaje nga operacioni për riatdhesimin e pesë shqiptarëve nga kampi famëkeq në Siri, si do të riintegrohen
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al