“Ribashkim i këndshëm me miqtë tanë të përbashkët”, Alex Soros publikon foto nga takimi me Albin Kurtin dhe bashkëshorten e tij

ribashkim i kendshem me miqte tane te perbashket alex soros publikon foto nga takimi me albin kurtin dhe bashkeshorten e tij

Djali i multimiliarderit dhe filantropit George Soros është takuar në Francë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe bashkëshorten e tij. Ka qenë vetë Alex Soros që ka publikuar një foto nga takimi ku ndodhen dhe dy miq të përbashkët. Ai shpreh kënaqësinë për këtë takim.

“I lumtur të takoj kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Paris në Forumin e Paqes në Paris dhe të kemi një ribashkim të këndshëm me miqtë tanë të përbashkëta prej shumë kohësh Laura Silber dhe ekonomistin fitues të çmimit Nobel, Joseph Stiglitz!”, shkruan Alex Soros. Kurti mban para vetes librin e Stiglitz “Great Divide”.

Soros Kurti
Soros Kurti

Po kështu Alex Soros është takuar në Paris edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan vëlla.

“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruante Alex Soros, përbri fotos me Ramën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts