Rifillon vaksinimi në Europë

11:10 19/03/2021

Pas deklaratës që Agjencia Europiane e Barnave bëri në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin që ofron vaksina AstraZeneca, shtetet që e kanë pezulluar do të rinisin vaksinimet.

Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë bërë të ditur se do të rinisin përdorimin e vaksinës. Suedia tha se i duhen disa ditë për të vendosur.

Ndërkaq kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se ai do të vaksinohet me një dozë të AstraZeneca. 

Injeksioni është i sigurt, injeksioni Pfizer është i sigurt, ajo që nuk është e sigurt është të marrësh Covid,  deklaroi Johnson, duke kujtuar se të dhënat e fundit konfirmojnë një efikasitet prej 60% të një doze të vetme AstraZeneca kundër Covid, 80% kundër shtrimit në spital dhe 85% kundër rrezikut të vdekjes. Pas dritës jeshile që EMA dha, vaksinimet me AstraZeneca kanë rifilluar në Francë. 

Farmacitë gjithashtu kanë rinisur vaksinimin e pacientëve me këtë vaksinë. Ministrja Spanjolle e Shëndetësisë Carolina Darias njoftoi se vendi do të rifillojë administrimin e vaksinës AstraZeneca javën e ardhshme. 

Darias tha se vendimi u mor në bashkëpunim me rajonet. Nga ana tjetër, Berlini synon të fillojë përsëri vaksinimet. 

Komiteti i ekspertëve të EMA-së për sigurinë e ilaçeve, tha se vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të mpiksjes së gjakut.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *