Rihapen baret dhe restorantet në Francë

[embedded content]

23:54 19/05/2021

Nis lehtësimi i masave të bllokadës së tretë kombëtare

Francezët u janë rikthyer kafeneve një muaj e gjysmë pas shpalljes së bllokadës së tretë kombëtare anti-Covid. Qeveria nisi nga kjo e Mërkurë, lehtësimin e masave duke lejuar rihapjen e pjesës më të madhe të aktiviteteve jo-jetike.

Edhe presidenti Emmanuel Macron u shfaq mes parizienëve të shumtë që mbushën ambientet e jashtme të kafeneve, pasi të brendshmet pritet të hapen pas përmirësimit të mëtejshëm të gjendjes së pandemisë.

Bashkë me kafenetë u hapën edhe muzetë, mes të cilëve i famshmi i Luvrit. Për vizitorët u hap edhe muzeu Grevin, ku më shumë se 250 personaliteteve të ngrira në statuja prej dylli, iu shtua edhe presidenti amerikan Joe Biden.

Lejimi i hyrjeve për britanikët në vendet e BE-së çoi në rikthimin e tyre në plazhet portugeze, pas 4 muajsh bllokade. Ndërsa në Itali, nga kjo e Mërkurë shtetrrethimi reduktohet me 1 orë dhe do të nisë në 11 të natës deri në 5 të mëngjesit.

Sakaq, qeveria planifikon që pasaporta e gjelbër e vaksinimit për këtë vend të ketë një afat 9 mujor dhe mund të merret nga vendasit që 15 ditë pas dozës së parë të vaksinës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *