Rihapet aeroporti i Kabulit, lejohen vetëm fluturimet brenda vendit

Ekipi teknik i Katarit ka ndihmuar të rimëkëmb aeroportin e Kabulit për fluturime brenda vendit, duke ofruar një ndihmë shumë të madhe.
Aviokompani afgane “Ariaana Afgan Airlines”, ka rifilluar fluturimet brenda vendit duke arritur marrĂ«veshje me tri kompani tjera rajonale, ka njoftuar kjo kompani, pasi qĂ« ekipi teknik i Katarit e ka ndihmuar tĂ« rimĂ«kĂ«mbĂ«t aeroporti i Kabulut.

Pasagjerët e interesuar mund të udhëtojnë nga Kabuli në drejtim të Heratit, Mazarit, Sharifi dhe Kandahar.
“Ariana Afghan Airlines Ă«shtĂ« krenar qĂ« ka rifilluar fluturimet brenda vendit”, thuhet nĂ« kumtesĂ«n e publikuar nĂ« Facebook.
Në anën tjetër, ambasada e Katarit në Afganistan ka njoftuar se ekipi i tyre teknik ka arritur ta riparoj pistën në aeroport dhe të rifilloj fluturimet.

Ky aeroport kishte qenë i mbyllur për disa ditë, pasi që forcat amerikane braktisën vendin dhe i dhanë fund evakuimit të dhjetëra mijëra njerëzve.

Megjithatë në Afganistan kanë mbetur edhe disa mijëra që nuk kanë arritur të largohen, e tani po frikësohen se mund ta pësojnë me jetë nga talebanët, për faktin se cilësohen si bashkëpunëtorë të perëndimit.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *