Rihapja e çështjes “Gërdeci”/ Pas vendimit të Apelit reagon avokati i Fatmir Mediut: U shkel ligji! Hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare…





Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka reaguar përmes avokatit të tij Ardian Visha pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për rihapjen e çështjes “Gërdeci”. Avokati e konsideron vendimin një akt jo kushtetues dhe shkelës të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

MEDIU PADI PER INA RAMEN - Ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe avokati i tij Ardian Visha, duke dale pas nje konference shtypi, ku avokati Visha informoi lidhur me ngritjen e nje kallezimi penal ndaj Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, per publikimin e te dhenave sekrete hetimore te ceshtjes, Gerdeci.

Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë! Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2019”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATË

Ne cilesine e perfaqesuesit ligjor te z. Fatmir Mediu shpreh sa me poshte:

Vendimi i deklaruar ne media nga  Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit..

Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji.

Eshte hera e pare ne jurisprudence kur  nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!!

Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe.

Pasi te  njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

Avokat Ardian Visha

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *