Rihapja e dosjes së 21 Janarit/ Andi Bushati: Kjo është drejtësi që priti rezultatin e zgjedhjeve






Analisti Andi Bushati ka folur me tone të ashpra sa i përket hapjes së dosjes së 21 Janarit nga Prokuroria e Tiranës, duke theksuar se kjo drejtësi ka pritur rezultatin e zgjedhjeve për të vepruar.

bu-15

Ai është shprehur se është hipokrizi e madhe pasi hapja e shumë prej çështjeve më të mëdha në vend ka ndodhur pas ygjehdjeve të 25 prillit.

Sipas analistit, kjo është një drejtësi që shfrztëzon gjakrat për të mbuluar manipulimet e zgjedhjeve.

“Është një hipokrizi e madhe. Vrasja e atyre 4 njerëzve është Sali Berisha. Kush është lajm dite shih çfarë kanë ndodhur, ata janë demonstrues të vrarë nga pushteti, unë them pse tallen me gjakun   atyre gjynahqarëve 10 vite më pas. Drejtësinë e tyre e kemi mësuar që nuk funksiononte. Çfarë drejtësie po funksionon që pas 25 prillit kujtojnë dënojnë Adriatik Lallën, pas 25 prillit hapin Gërdecin e Fatmir Mediut, 21 janarin, Gjykatën Kushtetuese, 30 qershorin, pas 25 prillit çështjen e Gent Cakajt, vetëm një debil nuk e kupton që është një drejtësi që ka pritur rezultatin e zgjedhjeve . Kjo është drejtësia e pavarur? Kjo është një drejtësi që shfrytëzon gjakrat për të mbuluar zgjedhjet. E dimë të gjithë kush e ka bërë krimin e  21 janarit”, tha Bushati.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *