“Rihapja e dosjes së Gërdecit është politike”, Balliu: Po luajnë me emocionet e njerëzve, nuk ka asnjë provë të re

rihapja e dosjes se gerdecit eshte politike balliu po luajne me emocionet e njerezve nuk ka asnje prove te re
rihapja e dosjes se gerdecit eshte politike balliu po luajne me emocionet e njerezve nuk ka asnje prove te re

Klevis Balliu, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ka folur në lidhje me dosjen e Gërdecit në SPAK dhe thirrjen si dëshmitar në gjyq të Shkëlzen Berishës.

Balliu u shpreh se hapja e kësaj dosjeje është politike dhe kjo kuptohet në momentin kur “e njëjta prokurori që vendoste se këta qytetarë nuk duhet të dëshmonin, sot ka ndërruar mendje që duhet të dëshmojnë kur nuk thonë se ka diçka të re.

Sipas tij në këtë rast po luhet me emocionet e njerëzve, ndërsa shtoi se prokuroria nuk ka nxjerrë asgjë të re në lidhje me rastin e Gërdecit.

“Hapja e dosjes është politike kur e njëjta prokurori që vendoste se këta qytetarë nuk duhet të dëshmonin, sot ka ndërruar mendje që duhet të dëshmojnë kur nuk thonë se ka diçka të re. Nuk është hetim, vjen si dëshmitar dhe jep deklaratën e vetë. I pandehur je në një rast të rihapur pas 15 viteve pa dhënë asnjë indicie për asnjë provë të re. Qartazi ata luajnë edhe me emocionet e njerëzve. Kanë 12 vite që janë në pushtet. Nuk kanë arritur që të japin një provë të re me prokurorinë e re. Ajo nuk është më as prokuroria e Tiranës, është prokuroria e Felajt. I ka të gjithë aty. Pse nuk nxori prokuroria Felaj diçka të re? Sepse nuk ka asgjë.

Ka shkruajtur njëri aty diçka dhe këta nuk kanë kryer asnjë verifikim. Kush e ka shkruar atë? SPAK është kthyer në organ të partisë. Kjo çështje u rihap një javë pas mbledhjes së PS. Keni Ilir Beqajn, nuk arrestohet. Arben Ahmetaj nuk është arrestuar, ka ikur me pushime me paratë që ka vjedhur. Ku është suksesi i SPAK? Beqja sot që flasim merret me menaxhimin e fondeve që vijnë nga aleatët tanë. Kanë thirrur Shkëlzen Berishën, gjeni firmën. Erion Veliaj ka firmën, nuk them shko arresto Olsi Ramën. Mund të them që ka bixhozin në Shqipëri, por s’ka firmën. Unë flas për ata që kanë firmën. Duhet të flasim për atë që mund të provojmë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts