Rikthehen Facebook, WhatsApp dhe Instagram

08:18 05/10/2021

Rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram u rikthyen në funksionim pas më shumë se 6 orësh ndërprerje totale në të gjithë botën.

Facebook, kompania që ka në zotërim edhe WhatsApp e Instagram, thotë se shkak i mosfunksionimit ka qenë ndryshimi i gabuar i konfigurimit të sistemeve të brendshme të kësaj kompanie.

TĂ« tre rrjetet sociale ishin tĂ«rĂ«sisht jashtĂ« funksionit nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n pĂ«r rreth 6 orĂ«. “Downdetector”, njĂ« faqe qĂ« gjurmon rĂ«niet e faqeve online, tha se ky ishte dĂ«shtimi mĂ« i madh i rrjeteve sociale qĂ« kishte parĂ« ndonjĂ«herĂ«, me 10.6 milionĂ« probleme qĂ« u raportuan nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n.

Pavarësisht vështirësisë për të zgjidhur problemin, Facebook njoftoi se asnjë e dhënë personale e përdoruesve nuk është kompromentuar.

Ndërsa themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje përdoruesve të cilët u prekën nga rrëzimi i faqeve. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *