Rikthehen sërish tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, Gaza lëshon raketën e parë pas konfliktit të përgjakshëm të majit

Është kthyer sërish tensioni mes Izraelit dhe Palestinës pas konfliktit të përgjakshëm të majit ku raketat u morën jetën qindra personave përfshirë gra dhe fëmijë.

Ditën e sotme Rripi i Gazës ka lëshuar një raketë drejt Izraelit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë tha sot se identifikoi një lëshim rakete që u përgjua nga bateritë e mbrojtjes ajrore.

Zjarri me raketa mund të rrezikojë tre muaj qetësi relative pasi Izraeli dhe Hamasi, grupi që qeveris rripin e Gazës, arritën një armëpushim.

Askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi të menjëhershme për goditjen me raketa, e cila erdhi disa orë pasi trupat izraelite u përplasën me palestinezët gjatë një sulmi arrestimi natën vonë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke vrarë katër palestinezë në një nga betejat më vdekjeprurëse në zonë prej vitesh.

Luftimet shpërthyen në Jenin, një qytet në veri të Bregut Perëndimor, ku tensionet kanë qenë të larta që kur një burrë u vra nga forcat izraelite në fillim të këtij muaji.

Bregu Perëndimor ka përjetuar një rritje të dhunës vdekjeprurëse në muajt e fundit, me më shumë se 24 palestinezë të vrarë nga zjarri izraelit javët e fundit, përfshirë fëmijë dhe protestues palestinezë.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në Luftën e 1967 dhe, në dekadat që nga ajo kohë, ka krijuar dhjetëra vendbanime ilegale ku banojnë afro 500,000 kolonët.

Bregu Perëndimor i pushtuar është pjesë e territorit ku një shtet palestinez parashikohet sipas zgjidhjes me dy shtete, vendbanimet ilegale shihen si një pengesë kryesore për zgjidhjen e konfliktit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *