Rikthehet Champions-i/ Interi kërkon përmbysjen e madhe ndaj Liverpulit, në fushë zbret dhe Bajerni. Mbrëmja e sotme do të jetë “zjarr”






Rikthehet Champions-i, teksa mbrëmja e sotme do të rezervojë emocione të forta, në fazën e 1/8-ve.

champions 1

Në orën 21:00, në stadiumin “Anfield”, Interi do të kërkojë përmbysjen e madhe ndaj Liverpulit të Jurgen Klopit.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-2 për “The Reds”, por gjithçka mbetet e hapur duke parë rezultatin e takimit të parë.

Zikaltërit e Simone Inzagit vijnë këtë duel pa liderin e tyre të mesfushës, Nikolo Barela, i cili do të shlyejë takimin e dytë të skualifikimit, pas kartonit të kuq dhe gjestit të kryer ndaj Eder Militaos në ndeshjen ndaj Realit të Madridit në fazën e grupeve.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Allianz Arena”, Bajerni i Mynihut do të sfidojë ekipin e Salcburgut në një ndeshje ku gjithçka është e hapur me duelin e parë ku përfundoi 1-1.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E 1/8-ve NË CHAMPIONS –

CH

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.