Rikthehet kultivimi i “lulja e të vdekurve” në Meksikë pas 1 viti e gjysmë pandemi

11:03 13/10/2021

Me afrimin e Ditës së të Vdekurve në Meksikë, rrugët, shtëpitë dhe altarët fillojnë të mbulohen me lule portokalli të ndritshme të marigoldëve meksikanë. Vitin e kaluar, prodhuesit e marigoldit në Mexico City nuk ishin në gjendje të shisnin lulet e tyre për shkak të kufizimeve të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Por këtë vit, prodhuesit shpresojnë që shitjet e tyre do të shohin një rritje të madhe.“Për ne ky është një sezon i fortë shitjesh. Në rajon, afërsisht 2 milion marigoldë kultivohen për tu shitur,” u shpreh për Reuters kultivuesi meksikan i marigoldit Maximo Escobar. Marigolds, ose Cempasuchil siç quhen në Meksikë, njihen si “lulja e të vdekurve”. Aroma e tyre besohet se tërheq shpirtrat.

“Dia de Muertos”, ose Dita e Gjithë Shpirtrave gërsheton ndikimet spanjolle me adhurimin e stërgjyshërve autoktonë në Amerikën Latine, veçanërisht në Meksikë, Peru, Bolivi dhe Ekuador, të cilat kanë popullsi të madhe indigjene.

Në Meksikë, njerëzit ndërtojnë altarët e Ditës së të Vdekurve në shtëpitë e tyre. Duke djegur temjan dhe qirinj ata zbukurojnë ekranet me lule marigoldë, skelete papier-mache dhe fotografi të të ndjerit. Ata gjithashtu ofrojnë ushqimin e preferuar të të afërmve të tyre që janë ndarë nga jeta dhe mbajnë mend shijet  e tyre, të tilla si ëmbëlsira, tequila dhe cigare, për t’i tërhequr ata që të kthehen.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *