Rikthim i bujshëm në Superiore, sulmuesi i bashkohet Teutës









Skuadra e Teutës ka gjetur shumë shpejt zëvendësuesin ideal të Pepi Gjorgiev i cili u largua nga durrsakët pas pjesës së parë të sezonit. Në radhët e kampionëve  në fuqi është kthyer përsëri një futbollist i cili ishte pjesë e kësaj skuadre në edicionet e kaluara, shkodrani Rubin Hebaj.

rubin hebaj

Futbollisti ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës që nga janari i viti të kaluar dhe me kuqezinjtë fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Por pas kësaj eksperience, teksa nuk gjente hapësirat që dëshironte në sezonin aktual, Hebaj ka bërë prapakthehu, duke iu bashkuar përsëri durrsakëve.

Panorama Sport mëson se palët kanë gjetur akordin duke firmosur një kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa Hebaj ka dalë menjëherë në stërvitje sot nën urdhrat e stafit teknik të durrsakëve.  Nesër do të bëhet edhe prezantimi i tij zyrtar si përforcimi i skuadrës për pjesën e dytë të sezonit.

Ndërkohë, pjesë e skuadrës durrsake për vijimin e sezonit do të jetë edhe Jurgen Goxhaj. Mbrojtësi ka mbyllur kontratën e tij në Azerbajxhan dhe do të vazhdojë karrierën me durrsakët, pas eksperiencave të mëparshme në Superiore me Tiranën e Bylisin.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.