“Rikthim” tek Ditmiri dhe trëndafili i Nanos/ Pse Edi Rama po braktis Rilindjen dhe po kthehet në shtratin e PS së vjetër?









GAZETA SHQIPTARE/ Shumëkujt i bëri përshtypje fakti që Ditmir Bushati do të jetë një nga pak folësit e Kongresit të Partisë Socialiste, i cili do të mbahet më 9 prill. Pasi u detyrua të dorëhiqej si ministër i Jashtëm në mes të mandatit të dytë dhe pasi nuk u kandidua për deputet në zgjedhjet e 2021, shumëkush mendoi se Bushati aq e pat me PS-në. Gjatë viteve të fundit ai ka qenë kritik me qeverisjen, ndaj riintegrimi i tij në PS, u duk surprizë.

Në fakt, kjo është pjesë e një strategjie të tërë të Edi Ramës, në përpjekje për t’u rikthyer tek e majta, për të mos tradhtuar ADN-në e partisë, traditën dhe ideologjinë e saj.

Vitet e fundit, Rama po akuzohet gjithnjë e më shumë se po qeveris në favor të disa oligarkëve duke varfëruar më tej të varfërit dhe duke thelluar pabarazinë sociale. Ndonëse nuk e përmend më togjalëshin “përtej të majtës e së djathtës”, Rama është kritikuar se mendon pak për shtresat e varfra të shoqërisë. Një prej këtyre kritikëve është ish-zv/kryeministri i tij, Erjon Braçe.

Në Kongresin e 9 prillit, PS do të miratojë dhe ndryshimin e simboleve, duke braktisur të purpurtën e Alastar Campbellit dhe duke rikthyer “trëndafilin e kuq të Fatos Nanos”.

Në relacionin që shoqëron projektin e statutit të ndryshuar thuhet që këto amendime janë të diktuara nga fitorja e mandatit të tretë, pasi “qenia gjatë në pushtet e një partie dikton adoptimin e një sjellje të re përballë sfidave qeverisëse”.

Jo vetëm kaq, në dokumentacionin burokratik që shoqëron letrat e Kongresit, statutit të PS-së iu referohet si “libri i rregullave” gjuhë e përdorur nga ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano.

Çne gjithë ky transformim, rikthim tek PS-ja e vjetër, nga kryetari që bëri gjithçka “për ta modernizuar partinë?”

17 vjet pasi mori drejtimin e PS, Edi Rama sheh se nuk ka afër askënd nga “garda e vjetër” e partisë. As Ruçi, as Dokle, as Pëllumbi, as Dade, as Ulqini nuk janë pranë tij. Në një mënyrë apo tjetrën, ata kanë refuzuar të identifikohen me Partinë Socialiste të Edi Ramës dhe kanë ruajtur distancë të dukshme ndaj “Rilindjes”.

Kjo shkëputje me përfaqësuesit 24 karatësh të socialistëve është një minus jo i vogël për Ramën.

Mot, janë zgjedhjet vendore. PS dhe Rama nuk do të kenë më përballë Bashën dhe Kryemadhin.

Ata do të kenë përballë, për herë të parë që nga 2011, Sali Berishën dhe Ilir Metën së bashku. Ky front politik është sfidë e një lloji tjetër. Rama ndoshta e ka patur të lehtë dhe është tallur me Bashën e Kryemadhin. Me shumë para dhe pak “djem problematikë”, Edi Rama i ka fituar zgjedhjet pa mund të madh. Por me Berishën dhe Metën, sforcot duhen dyfishuar.

Ndaj, pikërisht për t’i bërë thirrje identitetit socialist përballë “politikës së vjetër” ai ka vendosur të “kthehet në shtëpi”…

VIJON…LEXO LAJMIN E PLOTE NE GAZETA SHQIPTARE (KLIKO KETU)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.