Rikthime dhe pezullime, ja formacionet e mundshme të Partizani-Apolonia



Partizani kundër Apolonisë është favorit në letër, por vlerësimi që i kanë bërë të kuqtë kësaj sfide ka qenë shumë i madh. Asgjë përveç tri pikëve në “Elbasan Arena” dhe Daja ka në dispozicion më të mirët.

Partizani Apolonia

Edhe kapiteni Alban Hoxha është rikthyer dhe pritet të jetë në portë kundër Apolonisë, pas dy ndeshjeve mungesë. Në mbrojtje, të zakonshmit: Mala dhe Hakaj nga krahët, ndërsa Bitri e Belica në prapavijë. Mesfusha me tre pritet të përbëhet nga Murataj, Broja dhe Bardhi, ndërsa në sulm, treshja më në formë për momentin në Superiore. Asani, Çinari dhe Zhunior po shënojnë rregullisht dhe do të jenë rreziku më i madh edhe për mbrojtjen fierake.

Sulmuesi i Apolonisë, Redon Mihana, ka lënë pas pezullimin prej kartonëve të verdhë dhe është rikthyer në prag të sfidës me Partizanin. Sulmuesi i talentuar i ekipit fierak pritet të rreshtohet në sulm së bashku me Gjatën, ndryshe sa e kemi parë këtë sezon, në të djathtë të mesfushës. Ndërsa sulmuesi Vasilj, mungon për shkak kartonësh.

PA

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *