Rikthimi i Covid-19/ “Spitalet në Kinë të tejmbushur”, epidemiologu kinez paralajmëron: Virusi mund të prekë 10% të botës në 3 muajt e ardhshëm

rikthimi i covid 19 spitalet ne kine te tejmbushur epidemiologu kinez paralajmeron virusi mund te preke 10 te botes ne 3 muajt e ardhshem
rikthimi i covid 19 spitalet ne kine te tejmbushur epidemiologu kinez paralajmeron virusi mund te preke 10 te botes ne 3 muajt e ardhshem

Përhapja aktuale e Covid-19 në Kinë mund të infektojë 10% të botës brenda tre muajve të ardhshëm, ka paralajmëruar një epidemiolog dhe ekspert shëndetësor në Kinë.

Ky paralajmërim ka ardhur pasi një video tronditëse e shpërndarë në internet tregonte trupat që grumbulloheshin në spitale dhe krematoriume në Kinë , pasi vendi kohët e fundit liroi masat e tij ekstreme të kontrollit të Covid.

Vetëm dy vdekje nga virusi u raportuan nga autoritetet kineze të hënën, por pamjet duket se tregojnë korridoret e një spitali të tejmbushur me trupa të vdekur në barela dhe pacientët duke u vendosur në reparte.

Eric Feigl-Ding, një epidemiolog dhe ekspert shëndetësor, foli për këtë në Twitter duke shpjeguar se si situata në Kinë është “shumë e keqe”, ndërsa e cilësoi atë si “termonukleare”.

Ai shpjegoi se spitalet janë të mbingarkuar plotësisht në Kinë që kur ranë kufizimet, ndërsa epidemiologët vlerësojnë se 10% e popullsisë së Tokës ka të ngjarë të infektohen gjatë 90 ditëve të ardhshme. “Vdekjet ka të ngjarë në miliona. Ky është vetëm fillimi”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts