
Talebanët kanë varë një trup të pajetë në kran në sheshin kryesor të qytetit perëndimor afgan, Herat.
Sipas “Associated Press” ky veprim mund të jetë shenjë për kthimin e metodave të vjetra të grupit.
Ëazir Ahmad Seddiqi, i cili ka një barnatore në skaj të sheshit, i tha agjencisë “Associated Press” se katër trupa u sollën në sheshin kryesor dhe tre të tjerë në pjesë tjera të qytetit për t’i shfaqur publikisht.
Seddiqi tha se talibanët njoftuan në shesh se katër trupat e shfaqur në shesh ishin të personave që ishin kapur duke marrë pjesë në një rrëmbim dhe u vranë nga policia.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al