Rikthimi në Apel i çështjes së ‘Vulës’ dhe ‘Logos’ së PD, Berisha: Gjykata e Lartë s’u ngrit në lartësinë e misionit të saj

rikthimi ne apel i ceshtjes se vules dhe logos se pd berisha gjykata e larte su ngrit ne lartesine e misionit te saj
rikthimi ne apel i ceshtjes se vules dhe logos se pd berisha gjykata e larte su ngrit ne lartesine e misionit te saj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të rikthyer çështjen e vulës dhe të logos së PD në Apel.

Ai tha se kjo gjykatë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj.

“Thjesht, vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit. Aktualisht në fuqi është vendimi i Shkallës së Parë, sepse Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në Shkallën e parë, por e çoi për rigjykim në Apel, duke marrë një vendim disiplinues ndaj treshes që mori atë vendim, duke kërkuar që të mos e gjykojë më ajo, për arsye të cilat duhet lexuar vendimi. Pra, kthehemi siç kemi qenë në fillim, kur vendosi Gjykata e Faktit. Ky është realiteti.

[embedded content]

Çdo interpretim tjetër është krejtësisht i gabuar.
…Gjykata e Lartë nuk mund të merrte vendim, nëse do gjykonte në lartësi, përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit. Pse e them këtë? Vetë Gjykata e Lartë ka disiplinuar, se kjo quhet disiplinim, sepse të të përjashtojë nga e drejta e rigjykimit, ajo normalisht po të mos kishte probleme të rënda, i takonte ta gjykonte e njëjta trupë, por fakti që u detyrua të përjashtojë trupën dhe pastaj, pra kaq skandaloze ishte gjendja aty në vendim, kaq skandaloze ishte saqë nuk mund të përtypej në asnjë mënyrë dhe u detyrua ta kthejë me një trupë tjetër. Në një kohë kur vendimi i vetëm jashtë diktatit të Edi Ramës, do ishte që lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, i cili është në fuqi, por është në fuqi gjersa të gjykohet, që të mos bëjmë interpretime.
Të dyshosh tani që Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga Edi Rama, tani mos e pyet…”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts