“Rilindja e lë Gjykatën Kushtetuese pa buxhet”/ Petrit Vasili: Këta që e ‘dashurojnë me zjarr’ reformën në drejtësi, e lënë institucionin më të rëndësishëm pa fonde. Duan që…








Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili denoncon atë që e quan skandal të Rilindjes. Teksa i referohet deklaratës së tre ditëve më parë të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, numri dy i LSI thotë se ky institucion është lënë pa buxhet.

vasili

Sipas Vasilit, qeveria dhe Kuvendi në vend që të miratojnë buxhetin për Gjykatën Kushtetuese  jep tendera sekrete dhe koncesione.

“Ne Kuvendin ku ndryshojnë Kushtetutën dhe miratojnë ligje për të vjedhur miliarda nuk miratojnë fondet e nevojshme për Gjykatën Kushtetuese këta rilindasit. Dhe këta rilindasit qe e ” dashurojnë me zjarr” Reformen ne Drejtesi, kane paturpësinë te lenë gjykatën me te rëndësishme te shtetit Gjykatën Kushtetuese pa fonde”, shkruan Vasili.

Petrit Vasili ndër të tjera thotë se qeveria nuk do që të funksionoje Gjykata Kushtetuese, sepse duan qe pandëshkueshmeia të mbretëroje.

Reagimi i Petrit Vasilit

Skandali! Rilindja e lë Gjykaten Kushtetuese pa buxhet!(VIDEO)

Shiheni se çfare ka thene Kryetarja e Gjykates Kushtetuese Vitore Tusha, vetem dy dite me pare, ne pershpirtjen e 5 vjetorit te Reformes ne Drejtesi, duke deklaruar se Kuvendi nuk ju ka miratuar buxhetin!

Dhe flasin per Reformen ne Drejtesi keta!

Dhe mbajne nga nje pershpirtje çdo vit ku qajne e lajne per Reformen ne Drejtesi keta.

Dhe japin miliarda per koncesione, tendera sekrete dhe PPP keta.

Ndersa per Gjykaten Kushtetuese nuk kane fonde keta rilindasit.

Ne Kuvendin ku ndryshojne Kushtetuten dhe miratojne ligje per te vjedhur miliarda nuk miratojne fondet e nevojshme per Gjykaten Kushtetuese keta rilindasit.

Dhe keta rilindasit qe e ” dashurojne me zjarr” Reformen ne Drejtesi, kane paturpesine te lene gjykaten me te rendesishme te shtetit Gjykaten Kushtetuese pa fonde.

Sepse nuk duan qe te funksionoje Gjykata Kushtetuese keta rilindasit

Sepse duan qe pandeshkueshmeria te mbreteroje per keta rilindasit.

Sepse duan te grabisin miliarda pa ju hyre nje gjemb ne kembe keta rilindasit.

Kjo eshte ” dashuria” e helmuar per reformen ne drejtesi, qe ndjejne keta rilindasit, sepse keta rilindasit dashurine e vertete e kane per padrejtesine dhe pandeshkueshmerine.

Shiheni VIDEON dhe perbuzini hipokritet dhe demagoget, qe flasin per Reformen ne Drejtesi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *