“Rilindja promovon surrogacinë, që Parlamenti Europian e ka quajtur një krim”- Ilir Meta: Ja 5 prioritetet e PL-së që mbrojnë familjen

rilindja promovon surrogacine qe parlamenti europian e ka quajtur nje krim ilir meta ja 5 prioritetet e pl se qe mbrojne familjen
rilindja promovon surrogacine qe parlamenti europian e ka quajtur nje krim ilir meta ja 5 prioritetet e pl se qe mbrojne familjen































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi kryesinë e forcës politike që ai drejton. Në fjalën e tij, Ilir Meta u ndal te vlerat e familjes, që sipas tij Rilindja po i shkatërron.
[embedded content]

Meta tha se po promovohet surrogacia, në një kohë që Parlamenti Evropian e ka quajtur një krim të shëmtuar, dhe që synon ti bëjë vajzat dhe gratë shqiptare, klientelë të mafies, dhe të trafikut ndërkombëtar. Kjo gjë- tha Meta – nuk duhet kurrë të lejohet të ndodhë në Shqipëri.

Ilir Meta prezantoi edhe pese prioritet e PL, qe sipas tij ‘mbron familjen dhe në këtë mënyrë, synon që ti japë fund shpopullimit, synon ti japë fund mizerjes me të cilën përballen pensionistët, dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve’.

“Ulja e produkteve për fëmijët deri në 5-vjeç, për veshje, ushqime, libra dhe lodra. Forcimi i ndihmës ekonomike për gruan kryefamiljare, dhe për të porsalindurit. Rritja e ndimës sociale për fëmijët, në familje me prindër të divorcuar. 5 prioritet e Partisë së Lirisë për 4 milionë shqiptarë plus, janë rruga e vetme që ndalin shpopullimin, mbrojnë familjen dhe shpëtojnë kombin”, tha Ilir Meta.

Fjala e Presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Lirisë

Është kënaqësi të vijojmë aktivitetin tonë pa u ndalur, në këtë mbledhje të Kryesisë së Partisë së Lirisë, ku do të diskutohet mbi vazhdimin e procesit të riorganizimit, do të miratohet karta e re, e anëtarësisë së Partisë së Lirisë.

Dhe njëkohësisht do të diskutojmë, dhe miratojmë hapat e ardhshëm për organizimin e bashkisë dhe qarkut Tiranë, të Lëvizjes së Gruas për Integrim, të Lëvizjes Rinore për Integrim, si dhe mbi organizimin e komisioneve, sekretrariateve të Partisë së Lirisë, por dhe të çështjeve të tjera.

Por, natyrisht fillimisht dua të ndalem, në një situatë tepër shqetësuese, të cilën e kemi paralajmëruar prej kohësh, në atë luftë tashmë të hapur, që Rilindja ka hapur ndaj familjes shqiptare, me një agresion të paparë, ndaj vlerave të saj.

Duke promovuar surrogacinë, të cilën vetë Parlamenti Europian e ka quajtur një krim të shëmtuar, dhe që synon ti bëjë vajzat dhe gratë shqiptare, klientelë të mafies, dhe të trafikut ndërkombëtar, gjë që nuk duhet kurrë të lejohet të ndodhë në Shqipëri.

Sepse, ne nuk mund të pranojmë kurrë sterilizimin, si metodë të palnifikimit familjar, dhe jemi kundër ndërpreresje vullnetare të shtatëzanisë, veç rasteve kur ka tregues mjekësor, që kjo bëhet për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin e nënës.

Nuk mund të promovojmë zgjatjen e moshës së abortit, pra uljen e moshës, veçanërisht kur lindëshmëritë kanë rënë ndjeshëm, dhe Shqipëria po plaket, e mpaket si kurrë më parë në historinë e saj, si rezultat i axhendës së qëllimshme, dhe të mirë planifikuar antikombëtare të Rilindjes.

Rilindja synon të promovojë perversitetin, dhe devijimin, duke denatyruar, dhe asgjësuar  familjen shqiptare, me prindin 1, dhe prindin 2.

Duke tentuar gjithashtu në mënyrë kriminale, ta shndërrojë vendin tonë, në një fermë laboratorike të internacionales së surrogacisë.

Partia e Lirisë respekton zgjedhjet e caktuara të çdo qytetari të lirë, dhe është kundër çdo lloj diskriminimi ndaj tyre. Por për ne, familja ka qenë dhe mbetet e shenjtë dhe shtylla e shoqërisë, dhe vlerave kombëtare.

Ne I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos I nënshtrohen kësaj diktature perverse, që kërkon të imponohet me forcë nga lobe ndërkombëtare, sepse ajo kërcënon seriozisht dhe biollogjikisht, vazhdimin e kombit tonë.

Ndaj, në 5 prioritet e saj, PL. e mbron familjen dhe në këtë mënyrë, synon që ti japë fund shpopullimit, synon ti japë fund mizerjes me të cilën përballen pensionistët, dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Të shpëtojmë arsimin nga humnera e injorancës, dhe anafalbetizmi funksional. Të nxjerrim nga agonia vdekje prurëse bujqësinë, të ringjallim ekonominë, dhe ta bëjmë Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.

Ndaj, Partia e Lirisë, shpalosi dhe ka tashmë një program shumë të qartë, në mbështetje të gruas dhe familjes, që është një kauzë madhore për ne.

E cila do të realizohet, përmes fuqizimit ekonomik dhe social të gruas. nëpërmjet programit arsim për punësim. Njëkohësisht strategjia për gruan sipërmarrëse, është një paketë masash stimuluese financiare dhe fiskale, për arsimimin, kualifikimin, trajnimin dhe zhvillimin, promovimin e iniciativës private për vajzat dhe gratë.

Gjithashtu mbështetja për stazhe në biznese, për të ndihmuar gjetjen e punës së parë për vajzat që mbarojnë shkollën, dhe paralelisht, si dhe do të shtojmë dhe stazhet në administratën publike.

Po kështu, dedikim I programeve të veçanta, për nxitjen e start-upeve, nga vajzat dhe gratë, përmes  linjave të veçanta të kreditimit, me norma interesi të ulëta, për bizneset e reja, dhe njëkohësisht, edhe integrimi i tyre në tregun e punës.

Rishikimi dhe ashpërsimi I kuadrit ligjor për dhunën, dhe diskriminimin me bazë gjinore, si dhe monitorimi I vazhdueshëm I masave dhe buxheteve të dedikuara, për këtë aspekt, në nivel qëndror dhe lokal.

Monitorimi në bashkëpunim me shoqërinë civile, i zbatimit të ligjit tashmë të miratuar nga Parlamenti Shqiptar, për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale.

Mbështetja e grave kryefamiljare me politika sociale, duke evituar pengesat burokracitike në mbështetjen sociale të tyre, si dhe duke I bërë pjesë të programeve, të fuqizimit ekonomik.

Mbështetja e familjeve të reja, me mekanizma të ndryshme financiare, si kredi të buta, dhe mekanizma të tjerë, për strehimin me prioritet të tyre.

Rritje progresive e pagesave për fëmijën e dytë, të tretë, e kështu me rradhë. Garantimi i aksesit dhe fuqizimit të grave dhe vajzave, për të marrë pjesë në të gjitha proceset vendim marrëse, në nivel qëndror dhe lokal.

Siç e garantuam dhe me vendimin në konventën historike, me 50% të përfaqësimit, dhe me 50 % të mbështetjes së fushatave të tyre elektorale.

Ulja e produkteve për fëmijët deri në 5-vjeç, për veshje, ushqime, libra dhe lodra. Forcimi i ndihmës ekonomike për gruan kryefamiljare, dhe për të porsalindurit.

Rritja e ndimës sociale për fëmijët, në familje me prindër të divorcuar. 5 prioritet e Partisë së Lirisë për 4 milionë shqiptarë plus, janë rruga e vetme që ndalin shpopullimin, mbrojnë familjen dhe shpëtojnë kombin.

Prioriteti i parë është ndalimi i shpopullimit, nëpërmjet mbështetjes së familjes, së nënave, fëmijëve, e sidomos çifteve të reja.

Pagat për nënat në masën 70-100 % të pagës për 2 vitet pas lindjes. Do të trefishohet bonusi I bebes. Për nënat me dy, ose më shumë fëmijë, ulje taksash në pagë dhe të ardhura.

Kredi për çiftet e reja, 20 mijë euro ku interesar i paguan shteti. Ofrimi I shtëpive për çiftet e reja, sipas modelit hungarez. Krijimi I fondit të banesave për çiftet e reja, blerje me kosto e banesave të pashitura.

Kredi për blerje shtëpie me interes, të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3000 euro për fëmijën e parë, 6000 euro për fëmijën e dytë, 10.000 euro për fëmijën e tretë, dhe në mënyrë të përshkallëzuar dhe për fëmijë të tjerë.

Shpenzimet për ushqimet bazë do të rimbursohen 5%, shpenzimet për shportën e bebes do të rimbursohen 10%. Mbështetja falas me ushqimin, dhe suplementet ushqimore të domosdoshme, për gratë shtatëzëna të familjeve në gjendje varfërie, papunësie.

Gjaët periudhës  së shtatëzanisë, dhe deri në një vit pas lindjes së fëmijës.

Reduktim I vdekshëmërisë foshnjore, dhe nënave në lindje, duke përmirësuar kujdesin për nënën dhe fëmijën. Garantimi nga shteti I punësimit të grave shtatëzëna për të mudnësuar të ardhurat e domosdoshme, për përballimin e shtatëzanisë së sigurt dhe të shëndetshme.

Garantimi nga shteti falas I ushqimeve, dhe suplementeve ushqimore, për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna. Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatric, për një periudhë një vjeçarë për fëmijët e lindur në familjet në varfëri, dhe të papuna.

Mbulimi falas për të gjitha barnat, përfshirë dhe ato që nuk janë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme, për nënat dhe fëmijët e porsa lindur për një periudhë një vjeçare.

Pagesa e kujdestarëve gjatë shtatëzanisë, sigurimi i detyrueshëm I jetës në çerdhe, kopshte, shkolla, ambiente rekreative për çdo fëmijë.

Sistemimi i kateringut në kopshte dhe shkolla, dhe mbështetje me 20 mijë euro grant, për çdo të ri deri në 25 vjeç, që fillon një biznes social, apo start-up.

Këto ishin disa nga shtyllat e Partisë së Lirisë, të miratuara dhe në Konventë, në mbështetje të familjes, kundër shpopullimit dhe të inkurajimit të çifteve të reja, për të jetuar në vendin e tyre. Me mbështetjen e shtetit, dhe me dinjitetin që u përket.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts