“Rilindja urbane i ka kushtuar qytetarëve 2.2 miliardë euro”, Indrit Hoxha: Përfitues janë vetëm 5 kompani, kushtoi 5 herë sa inceneratorët

Sekretari për Diasporën i demokratëve me kryetar ish-kryeministrin Sali Berisha, Indrit Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se “rilindja urbane” i ka kushtuar qytetarëve shqiptarë mbi 2 miliardë euro nga taksat e tyre.

Sipas tij kjo nismë i ka kushtuar shqiptarëve 2.2 miliardë euro, teksa përfitues janë vetëm 5 kompani.

Hoxha shtoi më tej se kjo shifër e shpenzuar është sa 5-fishi i aferës së inceneratorëve, e cila përllogaritet se i ka kushtuar mbi 400 milionë euro buxhetit të shtetit.

“Rilindja urbane i ka kushtuar qytetareve 2.2 miliard Euro,ku përfitues janë vetëm 5 kompani! 5-fishi i aferës se inceneratorëve”, shkroi Hoxha në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts