Rina shërbeu dy vite si ushtare në Japoni: Jam abuzuar seksualisht nga shokët

rina sherbeu dy vite si ushtare ne japoni jam abuzuar seksualisht nga shoket
rina sherbeu dy vite si ushtare ne japoni jam abuzuar seksualisht nga shoket

11:51 10/07/2023

Rina Gonoi është një luftëtare e vërtetë! Ish-ushtare, praktikuese e xhudos dhe një vajzë që kërkon medoemos të çojë para drejtësisë të gjithë ata që abuzuan seksualisht me të.

Rastin e saj e sjell me detaje CNN, ku shkruan:

Gonoi është ndër të paktat vajza që ka shërbyer në Forcën Vetëmbrojtëse të Japonisë, nga ku u largua vitin e kaluar. Ajo shërbeu si ushtare plot dy vite (që nga Prilli 2020), por gjithë çfarë ndodhi në atë repart ishte një “dhunë sistematike fizike, seksuale” e përditshme.

Kur Rina iu tha autoriteteve se çfarë kishte ndodhur, nisën hetimet të cilat u pushuan menjëherë më pas si pasojë e mungesës së provave. Por, Rina nuk u dorëzua, ajo e bëri çështjen e saj mediatike. Edhe këtu nuk gjeti zgjidhje, kështu që i mbetën rrjetet sociale si e vetmja hapësirë që zëri i saj të dëgjohej.

rina sherbeu dy vite si ushtare ne japoni jam abuzuar seksualisht nga shoket 1

“Doja të ndihmoja njerëzit e tjerë që ishin ngacmuar seksualisht. Sa për autorët, doja një falje dhe që ata të pranonin atë që kishin bërë. Doja të parandaloja raste të tjera prandaj fola”, tha ajo.

Pasi çështja e saj u bë virale, prokurorët nisën hetimet në të gjithë JSDF-në dhe e gjithë dëshmia e saj u provua. Ministria e Mbrojtjes së Japonisë kërkoi falje publike ndërsa shefi i shtabit të Forcave të Vetëmbrojtjes Tokësore Yoshihide Yoshida tha: “Në emër të Forcave të Vetëmbrojtjes Tokësore, Dëshiroj t’i shpreh faljen më të thellë zonjës Gonoi, e cila ka vuajtur prej kohësh. Më vjen shumë keq!”

5 ushtarakë u pushuan menjëherë ndërsa 4 të tjerë u dërguan para drejtësisë Dhjetorin e kaluar.

Gonoi tha gjithashtu se disa oficerë i kërkuan falje personalisht.

Por kjo, tha ajo, nuk mjafton dhe tani ajo është duke ndjekur çështje penale dhe civile në gjykata. Në fillim të vitit ajo ngriti padi kundër qeverisë dhe autorëve, 3 prej të cilëve u paditën në mars me akuzat për sulm seksual. Në çështjen penale deri më sot nuk kanë deklaruar as të pandehurit dhe as avokatët e tyre. Prokurorët publikë në Japoni nuk kanë dhënë informacion në lidhje me rastin dhe nuk iu përgjigjën kërkesës së CNN për koment. Në çështjen civile, 4 nga 5 të akuzuarit kohët e fundit mohuan abuzimin seksual, ndërsa një i 5-të e pranoi akuzën.

rina sherbeu dy vite si ushtare ne japoni jam abuzuar seksualisht nga shoket

Edhe pse shteti japonez e konfirmoi fajësinë e këtyre ushtarakëve dhe e cilësoi rastin të patolerueshëm, nuk ka marrë masat e duhura për t’u dhënë dënimin.

Tashmë, Rina beson se ka një betejë më të madhe për të luftuar kundër asaj që ajo e sheh si një kulturë të ngacmimit seksual në ushtrinë e dominuar nga meshkujt.

Përpjekjet e Japonisë me pabarazinë gjinore, janë të dokumentuara. Vendi renditet në fund të të gjitha vendeve të G7 dhe i 116-ti nga 146 vende në indeksin e Forumit Ekonomik Botëror për pabarazinë gjinore. Edhe pse fondet për ushtrinë janë në shifra marramendëse dhe institucioni “shitet” si një vend ku nuk ekzistojnë dallimet gjinore, mund të ketë dhe shumë raste të tjera si Gonoi, por të pa bëra publike.

JSDF është menduar të ketë një forcë prej rreth 250,000 anëtarësh shërbimi dhe prej vitesh është përpjekur të inkurajojë regjistrimin e femrave. Në prill të vitit 2015, Ministria e Mbrojtjes nisi një sërë iniciativash për ndërgjegjësimin gjinor. Por Japonia ende mbetet prapa në këtë aspekt.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që nga marsi 2022, kishte 20,000 gra në JSDF, që përbën rreth 8% të forcës totale të organizatës.

Gonoi vijon betejën e saj, ndërsa reagimi më i fundit nga Japonia ishte Tetorin e kaluar nga vetë kryeministri Fumio Kishida i cili tha se ngacmimi seksual nuk duhet të tolerohet.

Gonoi thotë se përballet dhe me bullizimin në rrjetet sociale pasi shumë bashkëvendas të saj e akuzojnë për prishjen e reputacionit të JSDF-së.

 “Kur iu bashkua JSDF-së, kisha shumë ëndrra. Nëse JSDF do të kishte hetuar plotësisht atë që më ndodhi, ndihem sikur mund të kisha qëndruar ende atje”, tha ajo për CNN./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts