Rindërtimi, Berati binjakëzim me Khotynin në Ukrainë

[embedded content][embedded content]

22:53 27/08/2023

Shkurov: Marrëveshje të tilla përforcojnë më tej mbështetjen e Shqipërisë

Berati dhe Khotyn në Ukrainë kanë firmosur marrëveshje binjakëzimi mes dy qyteteve, në kuadër të mbështetjes që Shqipëria i jep Ukrainës që prej nisjes së luftës.

Gjatë një interviste për Klan News, ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov theksoi se kjo marrëveshje përforcon më tej mbështetjen e Shqipërisë në procesin e rindërtimit të Ukrainës.

“Sot është firmosur një marrevëshje shumë e rëndësishme mes popujve tanë, Beratit dhe Khotynit në Ukrainë. Kjo marrëveshje do të shërbejë si urë bashkëpunimi mes dy qyteteve në fusha të ndryshme të ekonomisë, turizmit apo kulturës. Bashkëpunime të tilla marrin edhe më tepër rëndësi kur nënshkruhen në kohë lufte, si ajo në Ukrainë, ç’ka do të ketë vlerë edhe për rindërtimin pas përfundimit të luftës.”

Edhe vetë kryebashkiaku i qytetit historik Khotyn, Andrii Dranchuk tha se kjo është vetëm ura e parë e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

 “Marrëveshja mes Bashkisë Berat dhe asaj të Khotynit në Ukrainë, merr vlera edhe më të mëdha sidomos kur nënshkruhet në kohën kur lufta në vendin tonë vijon. Këto janë vetëm hapat e parë në bashkëpunimin tonë ekonomik apo atë social ç’ka do mundësojë rindërtimin më të shpejtë të qytetit të Khotynit që unë drejtoj.”

Marrëveshja e bashkëpunimit Berat-Khotyn, vjen pas asaj të Tiranës e cila më herët ka firmosur marrëveshje për ndërtimin e disa shkollave në Ukrainë pas përfundimit të luftës.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts