Rindërtimi/ “Ju marrsha të keqen!”- E moshuara i puth dorën Ramës! Kryeministri: Unë nuk e jap fjalën kot









Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në dorëzimin çelësave të apartamenteve të rindërtuara për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, në lagjen ‘’Shehër’’ të Lezhës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë takimit me komunitetin aty, një e moshuar zgjodhi t’i shprehte falënderimet shefit të qeverisë duke i puthur dorën.

Ndërkohë ky i fundit deklaroi se nuk e jep fjalën kot dhe i rindërtoi banesat ashtu siç u kishte premtuar banorëve.

Pjesë nga biseda:

Banori: Kryeministër, doli fjala jote që the do t’i ndërtoj dhe do ju jap shtëpi? Falemiderit zoti kryeministër!

Rama: Fjala doli sepse unë kur jap fjalën e mendoj mirë. Nuk e jap kot. Nganjëherë nuk ia dal ta bëj në kohë se ka vonesa ka probleme. Në këtë rast ja ku jemi këtu, janë dhe 9-të të tjera që do bëhen. Me Lezhën ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë do vijojmë punën”, tha Rama.

“Ju marrsha të keqen” dëgjohet të thotë gruaja teksa i puth dorën kryeministrit n♪7 shenjë falenderimi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.